Doarsa Kica-Xhelili edhe Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale ndaj ish Qeverisë Kurti.
Kallëzimi sipas LDK-së, ka të bëjë me “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve nga ish-kryeministri Kurti dhe ish- ministrave të rizgjedhur deputetë”.
Këtë kallëzim penal, Hykmete Bajrami tha se e bazon në nenin 26 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku sipas saj është shkelur posti i kryeministrit, pasi që i njëjti që nga 26 Marsi ka ushtruar edhe detyrën e kryeministrit edhe të deputetit.