Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombolës së gazit në një shtëpi në Bajr të Mitrovicës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës.
“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena” tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar për Klankosova.tv Zaiti.