• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

28/04/2025 - 06:28:57
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

Sikurse herëve të kaluara edhe ditën e djeshme deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën përsëri.

Përsëri u tentua që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit mirëpo e njëjta nuk arriti që të siguronte votat e mjaftueshme.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21

Për të votuan vetëm 57 deputetë numër ky jo i mjaftueshëm që Haxhiu të marr postin e të parës së Kuvendit.

Emri i Albulena Haxhiut u hodh për herë të pestë në votim.

Kështu pas dështimit për tu zgjedhur kryetare e kuvendit, u vendos që të martën të mbahet seanca e ardhshme duke filluar nga ora 10:00.

Pas dështimit të konstituimit të institucionit ligjvënës, partia e tretë më e madhe në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes deputetëve të saj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit po insiston t’i marrë të gjitha institucionet pa e pasur shumicën.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njëherit deputet ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje të bëjë zgjidhje, pasi me partitë tjera e ka një shumicë minimale.

“I pari të bëjë zgjidhje si i pari, t’i bëjë votat, e ka edhe një shumicë minimale me partitë tjera, nuk e di pse nuk po e bëjnë”, tha ai dje pas dështimit të seancës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Deputetja Hykmete Bajrami referuar Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin sërish të zgjedhjes së Albulena Haxhiut Kryeparlamentare ka përdorur një shprehje të fizicientit Albert Einstein, shkruan Reporteri.net.

Ajo tha se VV-ja një gjë të tillë po e bën për herë të shtatë.

“VV për herë të shtatë pengoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Einstein e ka thënë shumë qartë se është çmenduri me përsërit veprimin e njëjte dhe me prit rezultat ndryshe”, tha ajo.

Bajrami theksoi se LDK-ja s’ka votë as për Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër.

“Për LDK mund të them që ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun e as për kandidat tjetër. Zgjedhjet e kanë treguar qartë që askujt s’i kanë dhënë shumicën absolute për formimin e institucioneve të Kosovës”.

“Institucionet konstituohen me marrëveshje politike, dhe siç po e shohim që VV insiston t’i marrë të gjitha institucionet pa e pasur shumicën”, tha ajo.

“S’ka forcë politike që e imponon votën e deputetëve të Kuvendit”, tha ajo.

Kurse, deputeti Arben Gashi ka theksuar se situata është për keqardhje me bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai pret që të gjitha partitë të tregohen më të përgjegjshme për të gjetur një zgjidhje.

“Është tentimi i radhës për me zgjedh. Duket që jemi në një bllokadë. Për keqardhje situata. Pres që të gjitha partitë duke filluar nga VV të bëhen më të përgjegjshme dhe të gjendet një zgjidhje”, tha Gashi.

Deputeti i LDK-së tha se s’është kompetencë e Presidentes që të ftohen partitë politike për të zgjidhur këtë bllokadë.

“Mendoj se Presidentja nuk ka kompetencë, është çështje kryekëput e partive politike”, tha ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
23
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
101
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Arrestohet i vrasesi i gjeneralit të lartë rus

Arrestohet i vrasesi i gjeneralit të lartë rus

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi