Po vazhdon edhe sot kërkimi për 26-vjeçarin e humbur në Pashtrik.
Shoqata e Kërkim -Shpëtimit, e kanë konfirmuar se ende nuk është arritur të lokalizohet vendodhja e tij.
Personi i humbur raportohet se kishte dalur për gjueti, dhe nuk ka arritur të kthehet më.
I njëjti ka telefonuar babanë e tij dhe ka kërkuar ndihmë.