Edhe në ditën e 16-të të Ramazanit, ekipet e Termokos po vazhdojnë punën e palodhshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me ngrohje për qytetarët e Prishtinës.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren për të rikthyer dhe normalizuar furnizimin me ngrohje në rrugën Fadil Vata – Bregu i Diellit.
“Kolegët tanë janë në punë edhe të dielën, duke vazhduar përkushtimin për t’u siguruar që çdo familje të ketë ngrohje të rregullt,” ka deklaruar Osmani.
Termokos mbetet i angazhuar në përmirësimin e shërbimeve dhe në misionin e tij për një Prishtinë të Gjelbër dhe të qëndrueshme.
Termokos – Kryeqyteti Prishtina”