• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Skandaloze: Vuçiq, përmes djalit te Trumpit i çon mesazh Trampit, me hartën e Kosovës bashkë me Serbinë

14/03/2025 - 12:04:44
Skandaloze: Vuçiq, përmes djalit te Trumpit i çon mesazh Trampit, me hartën e Kosovës bashkë me Serbinë

Djali biznesmen i Donald Trump, Donald Trump Jr, para tri ditëve shkoi në një vizitë në Serbi ku edhe u takua me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë kësaj vizite, Trump Jr në një podcast të tij intervistoi Vuçiqin dhe dha disa pikëpamje për Serbinë, Kosovën e rajonin.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21

Në fillim të këtij podcast-i, Trump Jr e prezanton Serbinë si një shtet që aktualisht “qëndron për sovranitet dhe kufij të sigurt”, ndërsa thotë se shtetet perëndimore të Europës po e bëjnë të kundërtën.

“Është një vend që trashëgimia e bombardimeve të NATO’s e vitit 1999 ende është e pranishme. Dhe ajo që është vërtet e pabesueshme është se grupe si NATO kishin një pikëpamje shumë të ndryshme mbi integritetin territorial kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, krahasuar me qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës”, thotë Trump Jr në këtë video.

Më pas, duke e shpjeguar vendndodhjen e Serbisë në hartën e Europës, Trump Jr shfaq një hartë ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Duke dhënë një sfond të ngjarjeve të shpërbërjes së Jugosllavisë, djali i Trump thotë se bombardimet e NATO’s në Serbi shihen se kanë ndodhur si shpërqendrim nga skandali i presidentit demokrat, Bill Clinton me Monica Lewinsky.

“Tensionet në Kosovë, një regjion me shqiptarë etnikë në Serbi, eskaluan në një konflikt të hapur në vitin 1998. NATO më pas e bombardoi Serbinë më 1999, që rezultoi me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo erdhi në pikën më të lartë të skandalit mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky. Dhe shumë njerëz, veçanërisht tani pas një periudhe reflektimi, shumë e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim për Bill Clintonit”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Trump Jr kur fol për kontekstin aktual të Kosovës e Serbisë procesin për normalizim marrëdhëniesh e fut në thonjëza.

“BE-ja dhe madje edhe shumë në Washington duan “të normalizojnë” marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Por, Serbia mban [qëndrim] dhe argumenton me shumë pasion se është pjesë e territorit të saj sovran”.

Në bisedën e Trump Jr dhe Vuçiq, ky i fundit shfrytëzon narrativën për të akuzuar Bill Clintonin dhe Europën se bombarduan Serbinë, duke e shkelë kartën ndërkombëtare – një narrativë kjo po ashtu që e shfrytëzon Rusia për pushtimet e saj në Ukrainë.

“Por, pse ju europianët bashkë me Bill Clinton më 1999, pse keni shkelur një të drejtë ndërkombëtare publike, keni marrë një vendim pa asnjë votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe keni bombarduar këtë vend dhe më pas po ndryshonit kufijtë e këtij vendi”, i tha Vuçiq djalit të Trumpit.

“Juve nuk ua ndjeu atë kohë, por tash po”, tha Vuçiq duke i akuzuar europianët.

Në pyetjen e radhës, Trump Jr i tha Vuçiqit se “ju kishit shumë presion për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”.

“Për dallim nga ata në Prishtinë, nuk do t’i kritikoj dhe do ta shfrytëzoj këtë rast për të thënë diçka të keqe për ta”, pretendoi Vuçiq pas ankesave se SHBA e BE në vitin 1999 bombarduan vendin e tij.

“Të gjithë ose shumë njerëz duan që ta minojnë integritetin tonë territorial, kushtetutën tonë dhe gjithçka tjetër. Por e vërteta është se ne e duam gjithmonë dhe kemi qenë gjithmonë të hapur për t’iu afruar një konsensusi apo marrëveshjeje mes nesh dhe Prishtinës. Por duhet të jetë një lloj zgjidhje komprometuese. Nuk mund të jetë e njëanshme”.

Vuçiq iu përshtat edhe diskursit të politikës së Administratës Trump për çështjet e tilla si “dy gjinitë”, duke thënë se beson që janë vetëm dy.

Këtu ndërhyri Trump Jr, i cili tha: “Ka disa njerëz që OJQ-të nuk do të pajtoheshin me ne, prandaj po shpenzojnë dhjetëra milionë dollarë në vende të tjera”.

Në këtë kontekst, Vuçiq filloi të kritikonte Gjermaninë dhe vendet e tjera europiane për fonde për avancim të këtyre politikave.

“Por, nëse shkoni në disa vende të tjera sikurse Gjermania… Ata nuk ishin USAID-i që ishte edhe më i madhi nga Brukseli, le të themi nga fondacionet e Partisë së Gjelbër nga fondacionet e socialistëve. Ata financonin gjithçka këtu dhe ajo ishte vetëm një mbulesë për aktivizmin politik, financimi këtu, vetëm për të mbuluar. Dhe jo vetëm ajo, por nga Brukseli dhe shumë kryeqytete të tjera europiane po ashtu”.

Vuçiq këtu kritikoi Europën se kjo është çka ka “bërë kundër babait tuaj gjithë kohën” dhe se mediat europiane kanë pasë kampanja të tmerrshme kundër Trumpit.

Vuçiq më pas foli për Marrëveshjen e Ëashingtonit me Kosovën, duke pretenduar se ai qëndronte në linjë me amerikanët atëherë që rajonit i duhet ekonomia.

Ai tha se kur ishte Donald Trump president në mandatin e parë e kanë diskutuar këtë dhe se ai dhe Richard Grenell “kanë insistuar në ekonomi”.

“Dhe unë e pëlqeva atë ide sepse ishte ide e Donald Trump”.

Vuçiq tha se Trump e “kuptoi që s’mund të ndryshonte politikat e kaluara amerikane” dhe se deshi të nxirrte diçka të re.

Më pas Vuçiq sërish u ndal te europianët për t’i kritikuar se ishin kundër Marrëveshjes së Washingtonit.

“Pse?”, pyeti Trump Jr.

“Sepse ata mendonin se ishin shumë më të zgjuar, se ishte një qasje sipërfaqësore, ose donin të kishin timonin në dorë”.

Vuçiq më pas pretendoi se pas bombardimeve të NATO’s serbët nuk besonin te asnjë nga liderët politikë të SHBA-së derisa u shfaq Trump në skenën politike.

“Trump u bë shumë popullor në Serbi”.

“Këtu në Serbi, kishte njerëz të vendosur në 78% deri në 79% që ishin në anën e Donald Trump. Së paku kaq [njerëz]. Dhe askush nuk mund ta mohojë. Sot këta numra janë edhe më të mëdhenj. Sepse ne kishim pritshmëri të mëdha… dhe tashmë disa prej tyre janë përmbushur. Dhe njerëzit këtu i duan liderët që nuk janë të frikësuar nga ky mjedisi liberal, të cilët e kritikojnë secilin që nuk mund ta kontrollojnë”.

Dhe pasi e lavdëroi sërish udhëheqjen e Trump, Vuçiq tha se s’po i bën lajka as presidentit amerikan dhe as djalit të tij, Gazeta Express

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
21
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
23
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?

Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi