Grupi i ashtuquajtur Shtet Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në verilindje të Malit, në të cilin mbetën të vrarë së paku 53 ushtarë. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve e këtij grupi, por nuk dha hollësi të tjera.
Ky është njëri ndër sulmet më të përgjakshme në dekadën e fundit kundër forcave të armatosura në këtë shtet afrikan.
Mali po përballet me dhunë që nga viti 2012, kur militantët islamikë e morën kontrollin në pjesën veriore të vendit. Me ndihmën e Francës, ushtria e Malit e mori përsëri kontrollin në këtë rajon, por niveli i sigurisë është ende i ulët.
Mali bashkë me Burkina Fason, Çadin, Nigerin dhe Mauritaninë, të përkrahur nga Franca, e kanë formuar një forcë të përbashkët për luftimin e militantëve.
Një sulm i ngjashëm kishte ndodhur në fund të muajit shtator, kur 38 ushtarë të Malit ishin vrarë afër kufirit me Burkina Fason, shkruan “BBC”, transmeton