• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Meqë dy herë refuzoi të shkojë a do të arrestohet Albin Kurti nëse Gjykata, urdhëron

19/02/2025 - 18:17:31
” Albin Kurti, mund të mbetet pa vozitës në xhipat e zi”

Meqë dy herë refuzoi të shkojë të dëshmojë në rastin e rezervave shtetërore, tash Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata në Prishtinë që ta urdhërojë kryeministrin Kurti të paraqitet për intervistim. Çka ndodhë nëse Gjykata e aprovon kërkesën e Prokurorisë Speciale?

Ga
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që kryeministri Kurti të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore.

Lexo më shumë

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
30
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Ajo tha se po e shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, tha Gashi.

Çka ndodhë nëse Gjykata e aprovon kërkesën e Prokurorisë Speciale?

Ehat Miftaraj nga IKD në një bisedë me Gazetën Express ka thënë se nëse Kurti nuk përgjigjet edhe pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë mund të gjobitet deri në 250 euro për secilën herë që s’paraqitet.

Ai shtoi se nëse Kurti vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi të gjobitet, mund të burgoset.

“Në bazë të ligjit kur dëshmitari i cili është thirrur me rregull nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton, gjyqtari i procedurës paraprake sipas detyrës zyrtare apo kërkesës së prokurorit të shtetit mund ta detyrojë dëshmitarin që të paraqitet. Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari i procedurës paraprake e dënon atë me gjobë deri dyqindepesëdhjetë (250) Euro për çdo herë që nuk paraqitet. Nëse dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi që është dënuar me gjobë, ai mund të burgoset”, tha ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Njohësi i drejtësisë thotë se kërkesa e prokurorisë drejtuar gjykatës është e drejtë dhe e bazuar në ligj.

“Kërkesa e prokurorisë është e drejtë dhe e bazuar në ligj, që qëllim kryesor ka zhvillimin e hetimeve në një rast penal ku kryeministri Kurti është duke u ftuar si dëshmitar”, tha Miftaraj për Express.

Kurti i kishte ftuar prokurorët ta intervistojnë atë në zyrë

Kryeministri Kurti dhjetorin e vitit të kaluar kishte pranuar dy herë ftesën për t’u intervistuar në rastin e rezervave shtetërore. Thirrjet e 16 dhe 20 dhjetorit, ai i pat refuzuar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Një gjë e tillë ishte kritikuar nga ekspertë ligjorë.

Rasti i rezervave shtetërore

Në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona në rastin e rezervave shtetërore, në mesin e të cilëve ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Sipas raportimeve një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin.

Hajdari tha në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i doli në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Në prill të vitit 2024, ministrja Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore. Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo vendosi të mbrohet në heshtje. /GazetaExpress/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
30
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
21
Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti
Lajme

Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti

June 1, 2026
37
Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn
Lajme

Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn

May 30, 2026
33
Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë
Lajme

Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë

May 30, 2026
19
Next Post
A po largohet ushtria e Amerikës nga Kosova? Ja çka thot KFOR-i

A po largohet ushtria e Amerikës nga Kosova? Ja çka thot KFOR-i

Më të fundit

  • Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
  • Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
  • Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi