• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lajqi i VV-së: Isa po bën kfinta për pazare

02/11/2019 - 13:57:30
Lajqi i VV-së: Isa po bën kfinta për pazare

Deklaratat e Isa Mustafës se LDK’ja shkon në opozitë nëse s’arrin marrëveshje me Vetëvendosjen po shihen me shpërfillje në Partinë e Albin Kurtit.

Zyrtari i partisë fituese të zgjedhjeve, Ali Lajçi, e ka zbuluar pse ish-Kryetari i Prishtinës po bën deklarata të tilla në kohën kur po zhvillohen bisedimet për një bashkëqeverisje VV-LDK.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Lajçi po thotë se Isa Mustafa po bën kfinta (lëvizje mashtruese në futboll) për të ngritur pazarin e koalicionit. Mirëpo, thotë se s’duhet marrë fort seriozisht deklaratat e liderit të LDK’së.

“Po çfarë opozite, çfarë asi, nuk e lë elektorati të qëndrojë në opozitë. I bën ato kfinta për me nxjerr far pazari. Por, tash s’duhet të shihet pazari por interesi i vendit. Isa nuk është serioz hiç në deklarata e tij”, ka thënë Lajçi në një bisedë për Express.

Në fakt, Isa Mustafa i kishte humbur zgjedhjet në vitin 2017, por në tavolinën e bisedimeve kishte arritur ta nxirrte pozitën e Kryeministrit. Kishte marrë edhe gjysmën e Qeverisë në koalicionin me Thaçin, të cilin e kishte bërë President e ish-Shefin e SHIK’ut Kryetar të Parlamentit.

Një ditë më parë, Kryetari i LDK’së ka thënë se do të shkojnë në opozitë nëse s’arrijnë marrëveshje me Vetëvendosjen.

Deri më tash vetëm LDK ka dhënë shenja se mund ta bëjë Kryeministër fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin. PDK dhe AAK kanë thënë se shkojnë në opozitë dhe nuk e pranojnë liderin e VV’së për Shef të Qeverisë.

Në këtë situatë, Kurti ka thënë se nëse s’ka marrëveshje me LDK’në, vendi do të shkojë prapë në zgjedhje.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Por, Ali Lajçi jep edhe një analizë të tij për këtë situatë. Thotë se Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova do të shënonte humbje edhe më të thellë në një proces tjetër zgjedhor.

Megjithëse parashikon se koalicioni mes Kurtit dhe Mustafës do të ndodhë.

“Nëse shkohet në zgjedhje, s’ka logjikë as për vendin, s’ka logjikë as për LDK’në sepse humb edhe më thellë. Do të ishte edhe kundër LDK’së.

Por, zgjedhjet e reja s’do të ndodhin. Do të ketë koalicion”, thotë Lajçi.
Lajçi ishte larguar nga LDK’ja kur kryetar ishte bërë Isa Mustafa. E kishte quajtur njeri të Rrahman Morinës dhe njeri që i kishte shërbyer Jugsollavisë.

Nuk i pëlqen ideja që Mustafa të bëhet Shef i Shtetit. Thotë se kjo s’duhet të jetë as temë në këtë kohë ndërmjet LDK’së dhe VV’së.
“Nuk do të duhej të flitej për Presidentit. Tash është tema e Kuvendit dhe Qeverisë. Tema e Presidentit hapet më vonë. Bëhen ndryshime në ligj e zgjedhje”, ka thënë ai.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes thotë se LDK duhet t’i bashkohet partisë fituese dhe të marrë ministritë ku mund të punojë për të mirën e Kosovës.

“Isa dhe të tjerë bëjnë asi kfintash. Por, janë të pasuksesshëm sepse ajo do t’i marrë dikasteret. I bëjnë ata do trika por s’janë seriozë. Serioz është ndryshimi dhe krijimi i institucioneve”, ka thënë ai.
“Tashti, nuk do të duhej të merrem shumë me deklaratat meskine të grupeve. Është një koalicion i cili është i domosdoshëm dhe vendit i duhet ky koalicion. Mos u merrni shumë me deklarata individuale”, ka deklaruar Lajçi, i cili ka qenë Kryetar i Pejës.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit. LDK ka shënuar humbjen e katërt radhazi, duke dalë e dyta, ndërsa partia e tretë është PDK’ja.

Posa kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve, VV dhe LDK janë deklaruar se do të ndodhë koalicioni. Kanë thënë se s’kanë folur ende për pozicionet brenda Qeverisë por janë pajtuar t’i kenë vetëm 12 ministri, dy prej të cilave iu takojnë pakicave.
LDK është pajtuar që Shef i Qeverisë të jetë kushdo që i ka fituar zgjedhjet.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
24
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
BE’ja ka dy porosi për Serbinë

BE’ja ka dy porosi për Serbinë

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi