• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Prokurorisë Speciale ngritë aktakuzë për dy pronaret e dy TV në Kosovë, Llukën dhe Allajbeu

14/12/2024 - 10:03:38
Prokurorisë Speciale ngritë aktakuzë për dy pronaret e dy TV në Kosovë, Llukën dhe Allajbeu

Prokuroria nuk ka përmendur emrat e personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuza dhe as emrat e bizneseve, ndërsa në publik janë përmendur emrat e pronarëve të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka dhe pronarit të televizionit T7 dhe themeluesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, si dhe njërit prej zyrtarëve të Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Luarasi.

Pak minuta pas pranimit të komunikatës së Prokurorisë, Kallxo.com ka kërkuar nga Gjykata e Prishtinës që sipas ligjit të ofrojë qasje në aktakuzën e redaktuar të këtij rasti, mirëpo deri në publikim të artikullit Gjykata nuk ka dhënë qasje në aktakuzën e redaktuar. As Prokuroria nuk është përgjigjur për të dhënë detaje për arsyet e aktakuzës.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
165
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
45

Në mesin e njerëzve që kanë nisur diskutimin për aktakuzën është Dejona Mihali nga LVV.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se “Ende asnjë fjalë për aktakuzën “pastrim parash” Allajbeu – Lluka. Asnjë rrjedhje. Shumë është komplikuar puna nga një anë Spitali Amerikan, reklamat, nga ana tjetër T7, Gazeta express, Grupi Dukagjini. Kush mund ta thyejë këtë heshtje sublime?””.

Të kontaktuar nga KALLXO.com, nga korporata Dukagjini kanë thënë se ende nuk e kanë pranuar aktakuzën dhe janë të bindur që kjo çështje është vetëm një çështje civile dhe nuk ka vepër penale.

“Nuk kemi marrë asnjë dokument nga Prokuroria por në këtë rast nuk ka çështje mashtrimi por është një çështje civile në mes palëve” – ka thënë njëri nga zyrtarët ligjorë të korporatës, ndërsa avokati Dastid Pallaska, i cili përfaqëson kompaninë në këtë rast, nuk është përgjigjur.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe me Spitalin Amerikan. Nga Spitali amerikan kanë thënë se informacionin mbi ngritjen e aktakuzës e kanë marrë nga portali i Prokurorise dhe nga mediat dhe se të hënën avokatët do të kërkojnë të njihen me aktakuzën e ngritur.

“Ne ende nuk e kemi pranuar me shkrim si institucion aktakuzën. Të hënën avokatët tanë do të kërkojnë aktakuzën dhe ne do të dëshmojmë pafajësinë tonë kudo që të kërkohet. Aktakuza mendohet se është e lidhur me aktivitetin e hershëm, rreth vitit 2014 dhe aty janë disa biznese bashkëpunëtore dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me media”- thuhet në përgjigjen e Spitalit Amerikan për KALLXO.com.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

I paqasshëm për të komunikuar ka qenë edhe Klodi Allajbeu, që është pronar i këtij Spitali.

Familja Allajbeu sipas regjistit të MOM zotëron disa media, përfshirë T7.  Familja Lluka është po ashtu pronare e RTV Dukagjini sipas regjistrit të MOM./Kallxo.com

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
165
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
45
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
200
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
75
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
39
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Ekskluzive: Aktakuza ndaj Allajbeut, Llukës përfituan miliona euro nga shpëlarje parave

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi