Një javë më parë, shqiptarët në Novigrad të Kroacisë kanë përuruar Shtëpinë e Kulturës atje.
Diçka e tillë u bë e ditur nga ish-deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj.
“Në Bashkësinë Shqiptare të Istres u hap Shtepia e Kulturës, një hapësirë ku komuniteti shqiptar do të ketë mundësinë të ruajë dhe zhvillojë kulturën, gjuhën, traditën dhe identitetin e tij. Ky është një projekt i realizuar gjatë mandatit tim si deputete”, ka shkruar Lekaj-Prljaskaj në Facebook.
Në përurimin atë ditë, kishte marrë pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Madje në fotografitë e publikuar shihet që Sejdiu dhe Berishaj kanë prerë shiritin e përurimit të kësaj Shtëpie Kulture në prefekturën e Istrës.