• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Berisha: Kauza për Bashkim Kombëtarë ishte mashtrim i Albin Kurtit

22/11/2024 - 14:43:47
Berisha: Kauza për Bashkim Kombëtarë ishte mashtrim i Albin Kurtit

Shkruan Hisen Berisha

Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mjet për të arritur qëllimin e vërtetë – pushtetin.

Lexo më shumë

T’përbashkuar në marrëzi

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
9
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10

Bashkimi Kombëtar, ka qenë një prej kauzave më të rëndësishme me të cilën, Albin Kurti e LVV, në mënyrë intriguese dhe manipulative, ka arritur t’i fitojë zgjedhjet dhe ta kap pushtetin.

Ky ideal ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të elektoratit, veçanërisht të rinjtë që kanë ndjerë nevojën për një ndryshim radikal dhe përfaqësim të vërtetë të interesave shqiptare në rajon.

Megjithatë, me kalimin e kohës dhe veçanërisht pas ardhjes në pushtet në vitin 2019, LVV dhe lideri i saj suprem Albin Kurti, kanë ndryshuar tonin dhe fokusin politik, duke reflektuar adaptimin e kësaj kauze në kontekstin aktual politik, që Kosovën jo vetëm se nuk e shohin të bashkuar me Shqipërinë por e ka kthyer në peng të ndikimit destruktiv politik të Beogradit.

Retorika e LVV-së në opozitë ishte e drejtpërdrejtë, çdo parti që zgjidhte projekte multietnike dhe që injoronte aspiratat e bashkimit kombëtar ishte “tradhtare dhe e shitur”.

Shkoi deri aty sa edhe vetë aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e cilësoi si akt tradhtie, duke e sfiduar me kauzën e bashkimit kombëtar që ky e kishte adaptuar nga ideologu i tij Akademiku Qosja, i cili pati deklaruar në vitin 2004, se “ne duhet të bëjmë lëshime territoriale sepse Serbia ka nevojë për dalje në det”, dhe këtu paragjykohej pikërisht pjesa veriore e Kosovës që ndërlidhet me Malin e Zi dhe autostradën Bar-Boljare – Beograd.

“Pjesa që mbetet pastaj mund t’i bashkohej Shqipërisë”, edhe pse e dinë se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon.
Por pas ardhjes në pushtet, ajo që dikur ishte një premtim qendror dhe i paprekshëm, u la në harresë.
Në interesimin e Neue Zurcher Zeitung – NZZ, rreth bashkimit kombëtar, Kurti u përgjigj se,

“Jo, tash nuk është koha për këtë”

Ky nuk është një ndryshim as emancipim, por një mashtrim i hapur politik, me të cilin LVV abuzoi me ndjenjat kombëtare për të fituar votat e shqiptarëve të zhgënjyer, dhe më pas e braktisi plotësisht kauzën që e bënte të veçantë.

Ky ndryshim i papritur po provohet të interpretohet ironikisht si “emancipim politik”, por në fakt ky nuk është emancipim politik, por tradhti ndaj çdo premtimi që u dha votuesve.

Është e qartë se përdorimi i “bashkimit kombëtar” u bë për efekte elektorale, kurse tani kjo kauzë u la në harresë, çka dëshmon se kauza nuk ishte një qëllim i vërtetë, por një mjet për të arritur qëllimin politik që ishte – pushteti.

Pra, LVV nuk bëri asgjë më shumë përveç manipulimit me një kauzë të ndjeshme për qëllime elektorale, duke dëshmuar se për mbajtjen pushtetin është e gatshme për çfarëdo kompromisi, qoftë edhe në kundërshtim me interesin kombëtar dhe kushtetues të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Albin Kurti tradhtisht e arritën suksesin politik mbi kauzën e “bashkimit kombëtar”, duke e shndërruar këtë kauzë në flamur të zjarrtë elektoral, ashtu siç po provon të bëjë me izolimin e Veriut, që ta përdorë si vatër krizash sa herë që ju duhen për t’u mbajtur në pushtet duke manipuluar masat me paralajmërime si kjo e fundit e kryemashtruesit Kurti: “Kosova duhet të jetë e përgatitur, Serbia e ka synim hakmarrjen”! Skenare këto të koordinuara me Vuçiqin sa herë ju rrezikohet pushteti.

Një skenar i tillë është i pritshëm edhe para zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe revolteve në Beograd, përmes të cilit e kthen vëmendjen e serbëve protestues ka Kosova dhe e shpëton Vuçiqin, ndërsa, Kurti përmes ndërhyrjes me Njësitë për Operacione Speciale, ndaj grupit serb të armatosur, duke bërë skenare e heroizma (siç veproi kohë më parë Ministri Sveçla kur u kamuflua në uniformë policore për të kaluar në veri për kafe), me të cilët tenton të rrisë namin e vet, që i duhet për ta fituar votën dhe që të jetë në pushtet në fazën e implementimit të detyrimeve ndërkombëtare nga marrëveshjet antikushtetuese që qojnë në zhbërjen e shtetit.

Në mënyrë të ngjashme, edhe temat si “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” rezultuan të jenë mashtrim, pasi askush nuk u përgjigj para drejtësisë.
Për nepotizmin dhe për kapjen e institucioneve, stërkeqjen e administratës profesionale në atë partiake të monitoruar nga komisar partiak, mund të flasim për metoda staliniste të kontrollit të koncentruar diktatorial.

Ndërsa dëmi politik nga dialogu, duke pranuar Planin Franko-Gjerman, Aneksin e Ohrit dhe Statutin e “Zajednicës”, që shkelin parimin e unitaritetit kushtetues, duke krijuar një territor autonom brenda Kosovës, sipas parimit të vetëmenaxhimit dhe statusit eksterritorial të objekteve të trashëgimisë ortodokse shqiptare të Kosovës në favor të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Dedinje, në vartësi të Sinodit rus në Beograd.

Ky kthim pas ngjan më shumë me një manipulim të ndjenjave kombëtare për qëllime elektorale sesa me një angazhim të sinqertë për interesat e kombit shqiptar.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

T’përbashkuar në marrëzi
Lajme

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
9
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
Lajme

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë

May 17, 2025
20
Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit
Lajme

Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit

May 17, 2025
11
Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lajme

Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

May 17, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 17 në Kuvendin e Kosovës

May 17, 2025
6
Next Post
Presidentja Osmani niset për në New York

Vjosa Osmani, e vetmuar, si dhelpra!

Më të fundit

  • T’përbashkuar në marrëzi
  • Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
  • Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi