Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është i ftuar dje në Pressing në T7, ku tha se “90% e pajisjeve ushtarake për të cilat ka folur Ministri i Mbrojtjes nuk janë në Kosovë”. Ai shtoi se do të donte që ato pajisje të ishin në Kosovë dhe “do ta bënte gjumin më rehat”, por ritheksoi se të njëjtat nuk janë.
Gjithsesi, ai deklaroi se ka ndodhur edhe humbja e një droni, e për këtë tha se “është i sigurtë 1 miliard %”.
“Amaterizimi i tyre që dalin bojnë foto me drona e ju humbin natën është humoristik dhe vepër penale. Ju humbin nga pak…”, tha Haradinaj në Pressing, duke mos u lëshuar në detaje.
Ai u pyet nga autori i emisionit Pressing Leonard Kerquki, “qysh ju kanë humb dronat Bayraktarë natën a?”, teksa panelistët e tjerë shprehën interesim për temën që po fliste Haradinaj.
“Prap duhet me thirrë këtë ministër që po del me shifra rekorde po na dëshmon neve qa ka ndodh e qysh ka ndodhë…Kjo është 1 miliard % e vërtetë, ai zotëria e di më më mirë, ju ka humb droni”, u përgjigj Haradinaj.
“Ky Bayraktar a?”, u pyet Haradinaj nga Kerquki.
“Nuk e di cili po një prej tyre”…, ia ktheu Haradinaj.
“Nuk ki nevojë me dalë me bo fotoshou para dy dronëve në kohën kur 22 mijë dronë kajmikaz i ka ble Serbia në Iran…”, tha Haradinaj në Pressing.