Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta. Viktima janë kryesisht gratë, por ka raste kur edhe anëtarët e tjerë të familjes përfshihen në konflikte të tilla. raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një familje në Pejë, ku dy vëllezër janë kapur mes vete dhe për pasojë përfunduan në Polici.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti dyshohet se ka ndodhur te shtëpia e tyre, ku dy të dyshuarit, njëri 28-vjeçar e tjetri 25-vjeçar, u përleshen me njëri – tjetrin.
Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje momentale që eskaloi në dhunë fizike, derisa ndërhyri dikush nga familja.
Rasti më pas u denoncua në Polici dhe si rezultat, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar.
Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast për veprën “Dhuna në familje”.