Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, janë takuar në një restorant, siç shihet në foton që është shpërndarë nga mediat dhe përdoruesit e atij rrjeti nga Kosova në Mbrëmjen e së shtunës në rrjetin social “X”.
Në foto Gjuriq dhe Radoiçiq shihen të ulur vetëm në një tavolinë në një restorant, ndërsa përdoruesit e rrjetit social “X” kanë deklaruar se është krijuar në Serbi.
Mirëpo, nuk dihet se kur ka ndodhur takimi i ambasadorit serb në SHBA dhe Radoiçiqit, i cili është nën sanksionet amerikane për korrupsion.
Ata që kanë shpërndarë këtë foto pohojnë se ajo tregon se Marko Gjuriq do të jetë pjesë i qeverisë së re serbe.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një deklarim për KALLXO.com ka thënë, se Millan Radoiçiqi “është një kriminel” që duhet të mbajë përgjegjësi lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24.09.2023.
Kjo deklaratë e Hovenier vjen pas raportimeve se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq është takuar me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.
Hovenier ka thënë se SHBA-të kanë qëndrim të qartë për Millan Radoiçiqin, i kërkuar nga INTERPOL-i lidhur me këtë sulm.
Hovenier tha , se është në dijeni të raportimeve të mediave për siç thotë ai “takimin e supozuar.”
“Ne kemi një pikëpamje të qartë për zotin Radoiçiq. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”- thuhet në përgjigjen e ambasadorit Hovenier.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoiçiq është i njohur. Radoiçiq është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.
Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”- ka thënë ai.
Kjo deklaratë e Hovnier vjen pas raportimeve se ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq është takuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili kërkohet nga INTERPOL-i.
Hovenier i tha KALLXO.com, se është në dijeni të raportimeve të mediave për siç thotë ai “takimin e supozuar.”