• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjermania po përgatitet për luftë do ti prodhojë 3 mln predha, Scholz kthen sytë nga armët

13/02/2024 - 13:23:44
Gjermania po përgatitet për luftë do ti prodhojë 3 mln predha, Scholz kthen sytë nga armët

Teksa Evropa lufton për të furnizuar Ukrainën me municion, gjigandi gjerman “Rheinmetall” po investon në afatgjatë, duke ndërtuar një fabrikë të re predhash artilerie me ambicie për të dhjetëfishuar prodhimin.

Në kompleksin më të madh të industrisë së mbrojtjes të vendit në Uderlis të Gjermanisë veriore, kancelari Olaf Scholz vuri të hënën gurin e themelit.

Lexo më shumë

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

June 9, 2025
19
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

June 9, 2025
12

Nga viti 2025, ky kompleks pritet të prodhojë municion për armë të kalibrit 155 mm dhe qëllimi është që prodhimi të rritet në mënyrë progresive duke arritur deri në 200,000 fishekë në vit.

Sipas kancelarit gjerman ky është një “sinjal” për evropianët, të cilëve po u kërkohet tani me zë të lartë që të forcojnë bazën industriale mbrojtëse të kontinentit, duke vënë theksin tek porositë afatgjata.

“Ne duhet t’i drejtohemi prodhimit të armëve në një shkallë të gjerë“, lideri gjerman.

Pavarësisht miliarda eurove të alokuara për dërgimin e armëve nga vendet e BE-së në Ukrainë pasi ushtria ruse pushtoi territorin e saj, shtetet anëtare janë ende larg arritjes së një kapaciteti prodhimi të mjaftueshëm për të rimbushur rezervat e tyre.

“Është një nevojë urgjente. Sado i ashpër të jetë ky realitet, ne nuk jetojmë në një kohë paqeje”, theksoi kancelari Scholz, i cili denoncoi edhe një herë ambiciet perandorake të presidentit rus Vladimir Putin, duke i cilësuar ato një “kërcënim të madh”.

“Kushdo që dëshiron paqe duhet të arrijë të pengojë agresorët e mundshëm”, ishte kushti për Europën që Scholz e shprehur më qartë se kurrë më parë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Për këtë duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë industrial të 27 vendeve”, vazhdoi ai.

Për një kohë të gjatë, Gjermania ka qenë një shembull për t’u shmangur, pranoi Scholz, pasi politika e prodhimit të armëve nuk është si industria e automobilave.

“Një mbrojtje e fortë kërkon një bazë solide industriale. Kjo do të ndodhë nëse ne, evropianët, konsolidojmë porositë tona, nëse konsolidojmë mjetet tona dhe i japim industrisë perspektiva për 10, 20 ose 30 vitet e ardhshme. mNëse dua të blej një Golf çdo dy ose tre vjet, e di që do të ketë stok, por tanket, obusët, helikopterët dhe sistemet ajrore ose kundërajrore mungojnë në rafte dhe duhet garanci për t’u prodhuar nga shtetet”, vazhdoi ai, duke vazhduar analogjinë e makinave.

Deri në 3 milionë predha

Rheinmetall dëshiron të prodhojë në fabrikat e saj evropiane deri në 700,000 predha artilerie në vit deri në vitin 2025, nga 400 në 500,000 këtë vit. Para pushtimit rus të Ukrainës, prodhimi i saj arrinte në vetëm 70,000 në vit.

Grupi më i madh i pajisjeve mbrojtëse të Gjermanisë “tashmë ka një kapacitet më të lartë se ai i SHBA kur bëhet fjalë për prodhimin e predhave 155 mm”, sipas shefit të saj Armin Papperger.

“Në të ardhmen, SHBA dëshiron të prodhojë 1 milion predha në vit dhe Evropa dy deri në tre milionë, falë unitetit të partnerëve evropianë“, tha ai.

Deri në fund të marsit, evropianët do të jenë në gjendje të dorëzojnë vetëm gjysmën e 1 milion predhave të premtuara Ukrainës vitin e kaluar.

Kompleksi Unterliss i Rheinmetall prodhon tashmë predha 120 mm për tanket Leopard 2 të përdorura në vijën e frontit në Ukrainë. Nga 60,000 copë në vit para 2022, prodhimi i tyre tani është rritur në 240,000.

Ushtrive të vendeve evropiane gjithashtu u kërkohet të plotësojnë mangësitë e tyre. Pas viteve të deinvestimit, rezervat ushtarake gjermane janë pothuajse bosh dhe për të plotësuar nevojat e saj për municion, do të shpenzohen rreth 40 miliardë euro sipas një vlerësimi paraprak nga Rheinmetall. /A2CNN

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma
Lajme

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

June 9, 2025
19
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

June 9, 2025
12
Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin
Lajme

Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin

June 9, 2025
26
Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
33
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
17
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

E mbytë orteku shtetasen e huaj në Brezovicë- fotografi nga vendi i ngjarjes

Më të fundit

  • Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma
  • Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi
  • Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi