• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kurti i thot Vuçiqit në KS, eja ta nënshkruajm marrëveshjen e Ohrit “këtu dhe tani”

09/02/2024 - 10:12:14
Kurti i thot Vuçiqit në KS, eja ta nënshkruajm marrëveshjen e Ohrit “këtu dhe tani”

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i ka kërkuar edhe njëherë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të nënshkruajë marrëveshjen e dakorduar në Bruksel dhe Ohër.

Në këtë drejtim, Kurti e vuri në pah edhe rolin vendimtar që do të kishte Karta e OKB-së nëse do të nënshkruhej marrëveshja aty.

Lexo më shumë

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
5
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
14

“Në këtë sfond, nënshkrimi i marrëveshjes nuk është thjesht një formalitet; është e vetmja garanci për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të saj, sigurinë kombëtare të Kosovës dhe paqen rajonale. Pavarësisht ofertave të mia të përsëritura, zoti Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë. E ftoj atë, të pranishëm në këtë takim, të nënshkruajë këtu dhe tani, duke theksuar rolin vendimtar të Kartës së OKB-së në marrëveshjen dhe marrëdhëniet tona. Ky akt simbolik do të tregonte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore dhe fqinjësore me Kosovën”, tha Kurti gjatë fjalimit.

Kurti aty tha se aktet gjithnjë e më alarmante të agresionit dhe terrorizmit të Serbisë e bëjnë gjithnjë e më urgjente përmbushjen e detyrimeve nga Serbia sipas Marrëveshjes Bazë.

“Marrëveshja u lehtësua nga Bashkimi Europian dhe pasqyron angazhimin e ripërtërirë të Europës në zgjidhjen e mosmarrëveshjes kryesore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kurti e potencoi se kjo marrëveshje konsiderohet si ligjërisht e detyrueshme edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Ai shtoi se BE hapin tjetër që duhet ta bëjë për Marrëveshjen e Ohrit është regjistrimi zyrtar në OKB.

“Detyrimet e Bashkimit Europian në dialog burojnë nga Rezoluta 64/298 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rrjedhimisht, më 12 maj të vitit të kaluar, BE-ja e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm se është arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hapi tjetër logjik do të ishte që BE ta regjistrojë zyrtarisht atë marrëveshje në OKB”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeministri Kurti e përmendi se Marrëveshja Bazë “thërret shprehimisht Kartën e OKB-së si dritën udhëzuese që rregullon marrëdhëniet midis vendeve tona”.

Derisa përmendi pikat kyçe të marrëveshjes, Kurti e theksoi se Serbia po e shkel atë.

“Fatkeqësisht, gati një vit pas arritjes së marrëveshjes, Serbia duket se po vuan nga një rast i rëndë i ‘pendimit të blerësit’. Kryeministrja e saj, zonja Ana Brnabiq i dërgoi një letër BE-së më 13 dhjetor, duke thënë se marrëveshja nuk është ligjërisht e detyrueshme. Serbia refuzon gjithashtu dy obligime kryesore: të mos kundërshtojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të respektojë integritetin e saj territorial. Ky refuzim, veçanërisht ky i fundit, sugjeron një gatishmëri për të mbajtur opsionin e pushtimit të Kosovës”./

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
5
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
14
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
30
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
92
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
71
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
38
Next Post
Lajm shokues: Fëmija e humb të folurin nga abuzimi, në çerdhe

Lajm shokues: Fëmija e humb të folurin nga abuzimi, në çerdhe

Më të fundit

  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
  • Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi