Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje sot në Zveçan, nën dyshimet për kontrabandë me mallra.
Gazeta Express mëson se bastisja është kryer në shtëpinë e babait të një prej të vrarëve gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Bastisjen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.
“Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Dyshimet janë për kontrabandë me mallra. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, tha Elshani për Express.