Një masë shkëmbore është shkëputur nga mali mëngjesin e sotëm duke rënë mbi një shtëpi në Çarshovë të Përmetit.
Si pasojë e rrokullisjes shkëmbi ka rënë në banesën e Thoma Vangjelit.
Dhimitër Vangjeli 25 vjeç, ka mbetur i lënduar në pjesët e poshtme të gjymtyrëve.
25-vjeçari, ka qenë në gjumë dhe fillimisht ka mbetur i bllokuar në banesë. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca mbërritën në vendngjarje dhe pas një ore e nxorën.