Dita e djeshme u shënua me reshje të dendura të borës në shumë vende të Kosovës. Brezovica, si zonë malore është zbardhur pothuajse e tëra nga këto reshje.
Siç bëhet e ditur, bora atje ka arritur në plus 50 centimetra.
Megjithatë, rrugët janë të kalueshme lehtësisht pasi të njëjtat janë pastruar.
Temperaturat atje momentalisht temperaturat po shënojnë -10 gradë Celsius.