Një 18 vjeçar nga Podujeva, që para disa ditësh ishte rrahur brutalisht, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në Intnesivë.
“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve”.
Ajo tha se 18 vjeçari ka pasë lëndime të rënda të trurit.