• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja kush janë vrasësit e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt?

09/05/2020 - 17:13:01
Ja kush janë vrasësit e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt?

Dy vjet më parë, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ishte bërë rivarrimi i trupave të heronjve të Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Zhvarrimi i eshtrave të tyre ishte bërë në Tiranë.

Lexo më shumë

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
10
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
38

Sot është shënuar 22 vjetori i vrasjes së tyre. Megjithatë, vrasja e shefit të logjistikës së UÇK-së dhe mjekut tropojan, edhe pse Shërbimi Informativ i Shqipërisë kishte informacione të sakta për pjesëtarët e grupit të armatosur që i kishin zënë pritën tinëzisht, deri më tani ishte mbetur tërësisht një mister lufte.

Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi”, ishte furnitori kryesor i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë.
Konushevci ishte lidhja më e fortë e familjes tropojane Haklaj për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit.
Por, si dhe pse ndodhi vrasja e tyre?

Ballkani.info sjell ekskluzivisht rrëfimin e Shërbimit Informativ të Shqipërisë për këtë ngjarje, i cili është i njohur edhe për disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Në mbrëmjen e 8 majit 1998, Ilir Konushevci, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjesëtar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit, nën përcjelljen e Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë, ata ishin nisur sapo kishte rënë nata dhe kishin zgjedhur rrugën e vështirë të Qafë Malit.

Rreth orës 02:00 pas mesnatës, kamioni ishte ndeshur në një pengesë të vendosur qëllimisht, që u kishte bllokuar rrugën sapo kishin kaluar fshatin Miliskajë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Pak minuta pas bllokimit të kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, një grup personash të armatosur shqiptarë kishin qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku gjendeshin Ilir Konushevci dhe doktori Hazir Malaj, duke lënë të plagosur Ilir Konushevcin.
Por, si rezultat i zjarrit të hapur nga mjeku Hazir Malaj, ishte plagosur rëndë dhe më pas kishte gjetur vdekjen edhe njëri prej autorëve të asaj prite, i cili pas identifikimit kishte rezultuar se ishte nga Tropoja.

Gjatë shkëmbimit të breshërive me armë, shoferi i kamionit ishte tërhequr me shpejtësi deri tek makina civile e policisë shqiptare që ishte mbrapa si përcjellje, ku kishte edhe 2 zyrtarë policorë të uniformuar, duke u larguar pa u dalë fare në ndihmë Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës.

Pasi Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Malaj kishin mbetur vetëm, kriminelët shqiptarë që u kishin zënë pritën kishin humbur toruan, sepse njëri prej tyre kishte mbetur i vrarë në vend dhe për të humbur gjurmët ata i kishin vrarë më pas Ilir Konushevcin dhe mjekun Hazir Malën, duke i hedhur në një humnerë.

Shërbimi Informativ i Shqipërisë kishte arritur t’i identifikonte pjesëtarët e këtij grupi kriminal, por jo edhe motivin e vrasjes së Konushevcit dhe Malës.

Nuk dihet ende nëse kjo pritë e tyre kishte për qëllim vjedhjet e armëve të UÇK-së për t’i shitur më pas vetë apo vetëm vrasjen e disa ushtarëve të UÇK-së, të cilët njiheshin si të afërt me familjen Haklaj.

Nga burime brenda Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Ballkani.info ka siguruar edhe emrat e grupit shqiptar që i kishte zënë pritën Ilir Konushevcit e Hazir Malës dhe ata janë Bislim Demiri, Agim Demiri, Petrit Braha, Isa Kernaja dhe Shkëlzen Kurbala.

Këta të gjithë tashmë janë të vrarë, në përjashtim të Petrit Brahës, i cili jeton në Belgjikë dhe është i paralizuar nga disa plumba që kishte marrë më pas.

Një prej vëllezërve Demiri ishte vrarë në natën e pritës më 9 maj 1998, kurse tjetri ishte vrarë menjëherë të nesërmen, siç thuhet, nga një pjesëtar i familjes Haklaj.

Ndërsa, të tjerët ishin vrarë në periudhën 2000-2005, në konfliktin e Tropojës mes familjes Haklaj dhe grupeve që identifikoheshin si të afërta me Sali Berishën.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
10
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
38
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
11
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
24
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
31
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
34
Next Post
Milaim Zeka, i del në mbrojtje portalit Insajder

Milaim Zekës, ia kërcënoin vajzën me therje

Më të fundit

  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
  • Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi