Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit.
Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Jashari vendosi lule tek shtatorja e Adem Jasharit, njofton Klan Kosova.
Për homazhe Jasharit iu bashkuan edhe një numër i madh i bashkëpunëtorëve të tij.
Jashari i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vizituan edhe Kompleksin Memorial të familjes Jashari në Prekaz.