Ish-kandidati për kryetar të komunës së Podujevës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, përmes një postimi në “Facebook”, e ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Ai ka përmendur disa nga zotimet e VV-së gjatë zgjedhjeve si “Jo negociata-Vetëvendosje”, “Hajnat në burg”, Reciprocitet”, në bazë të të cilave sipas tij, Kurti ka marr vota.
Më tutje ai ka zgjedhuar edhe foljen votoj, teksa kur ka arritur tek përemri “ata”, ai shkroi se përfitojnë.
Postimi i plotë i tij:
Reklamë
…
JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!
…
HAJNAT NË BURG
…
RECIPROCITET
…
Duaje tënden – Prodhim i vendit
BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISË
…
Unë votoj
Ti voton
Ai/Ajo voton
Ne votojmë
Ju votoni
Ata përfitojnë