• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosova një hap me Amerikën, krijohet grupi i miqësisë Kosovë-Tajvan

20/12/2021 - 14:34:48
Kosova një hap me Amerikën, krijohet grupi i miqësisë Kosovë-Tajvan

Përmes një takimi virtual, sot edhe në mënyrë solemne është bërë inaugurimi i grupit të miqësisë Kosovë-Tajvan në Parlamentin e Kosovës dhe Parlamentin e Tajvanit.

Në këtë takim përveq deputetëve kosovarë dhe tajvanez ka marrë pjesë edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Tajvanit, Harry Ho-jen Tseng.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.7k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
130

Ai ka theksuar se Kosova dhe Tajvani morën pjesë në Samitin e Demokracive, që u organizua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si një mirënjohje ndaj shteteve tona për arritjet në forcimin e demokracisë.

Zëvendësministri Ho-jen Tseng ka uruar të dy parlamentet për krijimin e grupit të miqësisë.

Ndërkaq, fjalën e ka marrë edhe përfaqësuesi i Tajvanit në Hungari, ambasadori, Liu Shih-Chung, i cili këtë ditë e ka cilësuar si historike për të shtetet.

Ndërkaq, në emër të grupit të miqësisë në Parlamentin e Kosovës, deputetja Blerta Deliu ka thënë se është kënaqësi e madhe për ne që sot mbajmë takimin e parë mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Tajvanit, duke inauguruar grupet e miqësisë që bazohen në parimet e lirisë, demokracisë dhe prosperitetit të kombeve tona.

“Kosova dhe Tajvani kanë shumë të përbashkëta. Ne kemi kaluar kohë të mira dhe të këqija në udhëtimet tona për të ndërtuar vende të forta që u mundësojnë qytetarëve të saj të jetojnë të lirë dhe në prosperitet, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kosova është një vend properëndimor, një demokraci që ekziston sot si shtet falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe demokracive të tjera në botë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Themelimi i një grupi miqësie ndërmjet Kosovës dhe Tajvanit është një pasqyrim i orientimit tonë të politikës së jashtme dhe themeleve të tij tradicionale”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se Tajvani nuk është një vend i panjohur për Kosovën, duke kujtuar mbështetjen e Tajvanit për refugjatët e Kosovës që ishin larguar nga shtëpitë e tyre nga lufta, e ncitur nga Serbia.

“Ju jemi mirënjohës që në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ishit të parët që e njohët dhe i dhatë mbështetje shtetit të Kosovës. Ju lusim me dashamirësi që të loboni te aleatët tuaj që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe t’i bindni se kjo është rruga e duhur”, ka thënë Deliu.

Ndrëkaq, kryetari i grupit të miqësisë në Parlamentin e Tajvanit, Dr. Lo Chih-cheng ka theksuar se sot shënon një moment historik për Tajvanin dhe Kosovën.

“Kosova dhe Tajvani ndajnë shumë të përbashkëta në luftën e tyre për pavarësi, vlera demokratike, mbijetesë ekonomike dhe njohje ndërkombëtare. Në fakt, Tajvani ishte në mesin e disa vendeve që njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, ka thënë si.

Sipas Chih-cheng Tajvani dhe Kosova janë të gjitha në një pozicion gjeostrategjike, diplomatike dhe të sigurisë mes fuqive të mëdha.

“Vetëkuptohet se të dy vendet janë përballur vazhdimisht me kërcënime të sigurisë kombëtare dhe sfida diplomatike nga forcat fqinje, duke ruajtur pamëshirshëm vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, qeverisjes transparente dhe hapjes ndaj botës”, ka thënë ai.

Tash e një kohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë presion në shumë vende të botës për të avancuar marrdëhniet me Tajvanin. Kongresi, Senati, Parlamenti Evropian dhe i shumciës së shteteve Evropiane tashmë kanë grupet e tyre të miqësisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.7k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
130
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
31
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
122
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
53
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
12
Next Post
“Zemra nuk gabon” një super këngë nga Atdhe Rexhepi (VIDEO)

“Zemra nuk gabon” një super këngë nga Atdhe Rexhepi (VIDEO)

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi