• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Zelensky e sfidon Putinin kërkon bisedime Ukrainë-Rusi

12/05/2025 - 07:33:10
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se është gati të takohet personalisht me presidentin rus, Vladimir Putin në Stamboll të enjten për të biseduar mbi përfundimin e luftës.

Postimi i tij në X erdhi menjëherë pasi Donald Trump kërkoi që Ukraina të binte dakord me ofertën e Putinit për bisedime të drejtpërdrejta midis dy vendeve në Turqi.

Lexo më shumë

“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare

Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s

November 11, 2025
3
KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

November 11, 2025
3

“Nuk ka kuptim të zgjaten vrasjet. Dhe unë do të pres Putinin në Turqi të enjten. Personalisht”, shkroi Zelensky.

Ai më parë kishte thënë se vendi i tij ishte i hapur për bisedime me Rusinë, por vetëm pasi të ishte në fuqi një armëpushim.

Fuqitë perëndimore bënë thirrje për një pauzë 30-ditore në luftime që do të fillonte të hënën, pasi udhëheqësit evropianë që kryesojnë të ashtuquajturin “koalicion të të vullnetshëmve” u takuan në Kiev të shtunën.

Oferta e Putinit për bisedime të drejtpërdrejta pasoi atë ndërhyrje.

Të dielën, Trump postoi në rrjetet sociale se Ukraina duhet të bjerë dakord me këtë “menjëherë” dhe kjo do të jepte qartësi nëse kishte një mënyrë për t’i dhënë fund luftës.

“Të paktën ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse një marrëveshje është e mundur apo jo, dhe nëse nuk është, udhëheqësit evropianë dhe SHBA-të do ta dinë se ku qëndron gjithçka dhe mund të veprojnë në përputhje me rrethanat”, tha ai, duke shtuar: “Bëjeni takimin tani!”

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në postimin e tij në X, Zelensky tha se shpresonte që Rusia të binte dakord për armëpushimin para bisedimeve.

“Ne presim një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm, duke filluar nga nesër, për të siguruar bazën e nevojshme për diplomaci”, tha ai.

Në një fjalim të mbajtur vonë natën e së shtunës, Putin e ftoi Ukrainën të marrë pjesë në “negociata serioze” mbi luftën, e cila filloi me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Putin tha se nuk mund ta “përjashtonte” mundësinë që bisedimet të rezultonin në një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës për “një armëpushim të ri”, por nuk iu referua drejtpërdrejt thirrjeve për një armëpushim 30-ditor.Udhëheqësi rus tha: “Ky do të ishte hapi i parë drejt një paqeje afatgjatë dhe të qëndrueshme, në vend të një prologu për më shumë

“Aarmiqësi të armatosura pasi forcat e armatosura ukrainase të pajisen me armatim dhe personel të ri, pas gërmimit të ethshëm të llogoreve dhe krijimit të posteve të reja komanduese”, tha Putin.

Moska ka thënë më parë se përpara se Rusia të shqyrtojë një armëpushim, Perëndimi duhet së pari të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Të shtunën, presidenti ukrainas priti në Kiev kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, atë të Francës, Emmanuel Macron, atë të Gjermanisë, Friedrich Merz dhe atë të Polonisë, Donald Tusk, të cilët më vonë i telefonuan Trump për të diskutuar planin e tyre.

Sir Keir më vonë i tha BBC-së se presidenti amerikan ishte “absolutisht i qartë” se sugjerimi i tyre për një armëpushim të menjëhershëm ishte një “kërkesë që duhet të përmbushet”.

Duke u shfaqur në një konferencë për shtyp me Zelenskyn, ata paralajmëruan se sanksione “të reja dhe masive” do të vendosen në sektorët e energjisë dhe bankave të Rusisë nëse Putini nuk do të bjerë dakord për armëpushimin 30-ditor pa kushte “në ajër, në det dhe në tokë”.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan negociata të drejtpërdrejta për herë të fundit në mars të vitit 2022 në Stamboll, menjëherë pasi Moska nisi pushtimin e saj.

Më shumë se tre vjet më vonë, të dyja palët kanë rënë dakord, në parim, të rifillojnë negociatat. Por bisedimet dhe një marrëveshje janë gjëra shumë të ndryshme. Me sa duket, të dyja palët i ruajnë vijat e tyre të kuqe, të cilat janë më të largëta se kurrë më parë. /21media

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare
Lajme

Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s

November 11, 2025
3
KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Lajme

KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

November 11, 2025
3
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Suspendohen katër policë në Podujevë, i keqtrajtuan dy qytetarë – njëri i mitur

November 11, 2025
7
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

November 11, 2025
6
Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?
Lajme

Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?

November 10, 2025
4
Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës
Lajme

Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës

November 10, 2025
11
Next Post
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Policia i arrestohen tre persona në Prizren, për rastin e vdekjes së 24-vjeçarit

Më të fundit

  • Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s
  • KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare
  • Suspendohen katër policë në Podujevë, i keqtrajtuan dy qytetarë – njëri i mitur
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi