Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit.
Tv Klan raporton se një 55-vjeçar, me iniciale R.R. është vrarë me armë zjarri. Po ashtu mësohet se ai njihej dhe me emrin “Pilot”.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit në vendin e quajtur Sanxhan. Viktima është biznesmen dhe ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është qëlluar me armë zjarri.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, po ashtu janë ngritur pika kontrolli dhe në ndihme të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH. Policia e Laçit ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli dhe njofton se ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes. Sipas bluve të këtij qyteti vrasja ka ndodhur në oën 08:45 dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
“Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia.














