Një burrë ka njoftuar Policinë se dikush ka hyrë në banesën e tij dhe prej aty kanë vjedhur një kasafortë ku kishte një shumë të konsiderueshme të parave.
“VJEDHJE E RËNDË- Pejë / 21.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parashë. Rasti është duke u hetuar.”