Zjarret që kanë përfshirë komuna të shumta të Kosovës, janë duke e rrezikuar edhe atë të Vitisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka thënë se kanë arritur të lokalizojnë zjarret.
“Kemi arrit me e lokalizu zjarrin që ekonomia familjare dhe njerëzit të mos rrezikohen. Jemi munduar të shpëtojmë edhe pyjet”, tha ai.
Haliti po ashtu ka thënë se era e cila ka fryrë disa ditë rresht ka vështirësuar punën, duke thënë se kapaciteti i komunës është i vogël.
“Kapaciteti i komunës është i vogël dhe duhet ndërhyrje nga niveli qendror”, tha ai për ATV.
Gjithashtu Haliti ka kërkuar që qytetarët të jenë më të kujdesshëm.
“Nuk përjashtohet mundësia që zjarret të vin nga njerëz të papërgjegjshëm dhe nga pakujdesia. Ne kemi bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes”, tha ai.