• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

VisaMetric më e fortë se Gjykata, i plaçkitë qytetarët më ng 30 euro për pasaportë

15/05/2023 - 15:04:38
VisaMetric më e fortë se Gjykata, i plaçkitë qytetarët më ng 30 euro për pasaportë

Operatori VisaMetric prej kohësh kishte detyruar qytetarët aplikantë për viza të paguanin nga 30 euro për kthimin e pasaportës, Gjykata Komerciale në të dyja shkallët ka vendosur t’ia ndalojë këtë detyrim këtij operatori ekonomik. Por, VisaMetric ka zgjedhur heshtjen përballë vendimit të gjykatës duke vijuar t’iu marrë qytetarëve paratë.

Avokati Flamur Abdullahu, i cili e ka denoncuar këtë çështje konsideron se ky operator ekonomik nuk po e respekton vendimin e gjykatës dhe po vazhdon sërish t’iu marrë para qytetarëve, pasi vlerëson se kjo praktikë është dashur të ndalohej së zbatuari prej “kur është nxjerrë vendimi i shkallës së parë”. I njëjti ka kërkuar që qytetarëve t’iu kthehen paratë.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Kjo kompani i obligonte qytetarët për këtë pagesë, përmes një “deklarate detyruese” që ata duhej ta nënshkruanin me rastin e aplikimit. Edhe pse kjo deklaratë ishte hequr me vendim të Inspektoratit të Tregut, kompania kishte vazhduar t’i kushtëzojë qytetarët që të jepnin 30 eurot e postës si avans, për ta caktuar terminin.

“Në fillim ka qenë postën me pagu aty cash, më pastaj kur ju ka shku në kontroll Mbrojtja e Konsumatorit e kanë bë pagesën avans. Mos me mujt me bë termin, pa e pagu postën. Kanë vazhdu me apliku, p.sh, e njëjta familje, e njëjta adresë, për 5 veta ia kanë marrë 150 euro vetëm për postë”, ka deklaruar avokati Abdullahu për Gazetën Express.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje se çfarë hapash do të ndërmerren pas vendimit të gjykatës ndaj VisaMetric dhe nëse qytetarët do të rimbursohen.

Pala mbrojtëse e operatorit ekonomik VisaMetric L.L.C, Fisnik Salihu, tha se janë në pritje të vendimit të shkallës së dytë të gjykatës dhe i njëjti është shprehur se gjithçka ka qenë konform ligjit dhe kërkesave të aplikantëve.

Gazeta Express raportoi se VisaMetric i obligonte qytetarët për këtë pagesë, përmes një “deklarate detyruese” që ata duhej ta nënshkruanin me rastin e aplikimit. Edhe pse kjo deklaratë ishte hequr me vendim të Inspektoratit të Tregut, kompania kishte vazhduar t’i kushtëzojë qytetarët që të jepnin 30 eurot e postës si avans, për ta caktuar terminin.

Në shtator të vitit të kaluar, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kishte njoftuar për një ndryshim lidhur me procedurën e aplikimit për vizë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për të ofruar më shumë termine për aplikuesit, ishte angazhuar kompania “VisaMetric”, që do të ndihmonte qytetarët në procesin e aplikimit dhe do t’ia përcjellte dokumentacionin pastaj Ambasadës.

“Ofruesi i shërbimit VisaMetric ju ndihmon të bëni aplikimin tuaj për vizë Schengen. Ai dërgon dokumentet tuaja në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ku aplikimi do të vazhdojë të ekzaminohet dhe vendoset. Pastaj merr pasaportën nga ofruesi i shërbimit. Ofruesi i shërbimit do të lejojë një takim dukshëm më të shpejtë, i cili do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes për aplikim”, thuhej në njoftimin e ambasadës.

Por, një muaj më pas, kishin filluar ankesat e qytetarëve për këtë kompani. Zëvendëskryeministri i Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mentor Arifaj, ka deklaruar se ankesat e qytetarëve ishin për deklaratat detyruese që kjo kompani i obligonte t’i nënshkruanin për t’u ofruar shërbime.

Me nënshkrimin e këtyre deklaratave, qytetarët pajtoheshin të hiqnin dorë nga mundësia për ta pranuar pasaportën në mënyrë fizike, por vetëm përmes shërbimit postar. Për këtë shërbim ata duhej të paguanin 30 euro.

Përveç heqjes dorë nga mundësia për ta pranuar pasaportën në mënyrë fizike, me këtë deklaratë ata pajtoheshin të hiqnin dorë edhe nga ndjekja e “VisaMetric” për problemet që mund t’u dilnin.

Kjo deklaratë ishte hequr më pas, por ankesat e qytetarëve për këtë kompani kishin vazhduar, lidhur me shërbimet e tjera.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
25
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
Kosova dhe Serbia e përfundojnë për sot takimin në Bruksel

Kosova dhe Serbia e përfundojnë për sot takimin në Bruksel

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi