Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nuk ka hequr dorë nga plani i tij anti-korrupsion. Madje, Veseli ka theksuar se në këtë beteje ai nuk është i vetëm.
“Nuk kam asgjë kundër askujt. Do të jem kundër çdo kujt që bie ndesh me ligjin. Nuk do të behët asnjë veprim që nuk është i pakoordinuar me SHBA-në dhe BE-në. Këto i kanë kërkuar ata”.
Ai ka thënë se plani i tij ka një periudhë të caktuar kohore, brenda të cilës do të ngritën mekanizma të reja për luftimin e efektshëm të korrupsionit.