• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Veseli: Më 6 tetor do të parandalojmë koalicionin LDK-VV

27/09/2019 - 19:35:07
Veselit: Zyrtarët shtetëror duhet ta paguajë nga xhepi dëmin që ia bëjnë buxhetit

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në ditën e tretë të fushatës zgjedhor, mbajti takim elektoral me qytetarët në Ferizaj, ku nga këtu lideri i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Kadri Veseli i dha fjalën kryetarit të kësaj komune Agim Aliut se pas 6 tetorit çdo iniciativë të tij do ta përkrah, ndër to edhe për projektin për ndërtimin e urës mbi hekurudhën e këtij qyteti.

Ai foli edhe për kampin e ushtarëve amerikanë “Bondsteel” në Ferizaj, i cili tha se Kosovës ende i duhet fuqishëm partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
2
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
3

Veseli po ashtu tha se 6 tetori do të jetë referendum për Republikën e Kosovës.

“6 tetori do të jetë një ditë kritike, 6 tetori do të jetë referendum për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj, të cilin drejtim, do ta zgjedh një qeveri, e cila është perëndimore, e cila mban të fuqishëm Kosovën, njerëzit e Kosovës të cilët nuk i ndan i bashkon dhe të rinjtë e të rejat i orienton në pjesën e fuqizimit ekonomik, ndërmarrësisë, inovacionit”, deklaroi Veseli.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli po ashtu tha se duhet që të parandalohet koalicioni i mundshëm LDK-VV, sepse sipas tij, është një koalicion që sjell izolim dhe nuk e lufton korrupsionin.

“(PDK)Për aq sa e mban edhe Kosovën bashkë me partnerët ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët perëndimor evropian, e lufton korrupsionin dhe nepotizmin, ose një qeveri e një koalicioni i cili mendon ngushtë dhe vetëm izolim Kosovës dhe jo perspektivë, e thellon edhe më shumë korrupsionin dhe nuk e lufton këtë, e ai koalicion është Mustafa – Kurti. Kjo nuk duhet t’i ndodhë Kosovës”, theksoi ai.

Kryetari i degës së PDK-së, Agim Aliu, tha se Kosova vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Kadri Veselin ecë përpara.

Pra, sipas tij, vetëm me guximin e dëshmuar përparon shtetin, vetëm me forcën e dijes ndërton të ardhmen për të gjithë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Kush ka guximin dhe vendosmërinë e Kadri Veselit për ta ndërtuar këtë shtet. Kush ka dijen dhe ndjeshmërinë për t’i lënë trashëgim pasardhësve Kosovën e zhvilluar përpos Kadri Veselit. Kush ka forcën e argumentit që zë vend në çdo vesh e zemër të qytetarit pos Kadri Veselit. E pa dyshim, asnjëri nuk e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtar e liderëve perëndimor përpos një emri, ngadhënjimtarit të 6 tetorit, kryeministrit Kadri Veseli”, deklaroi Aliu.

Kandidatët për deputet nga PDK-ja në Ferizaj, janë Bajrush Xhemajli, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku Topalli, Mustafa Grainca dhe Gazmend Bytyqi.

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
2
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
Lajme

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
3
Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
Lajme

Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan

December 21, 2025
3
Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë
Kuriozitet

Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë

December 21, 2025
4
Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit
Lajme

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

December 21, 2025
5
Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit
Lajme

Ja në cilën pozitën Barcelona e mbyll vitin dhe sa pikë i iku Real Madridit

December 21, 2025
4
Next Post
Shkaku i tërmetit Rama anulon udhëtimin për SHBA

Rama nga OKB-ja: E dashur Serbi, Kosova është e pavarur

Më të fundit

  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
  • Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi