Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, viziton Serbinë me datë 29 gusht, me ç’rast i pari i shtetit turk do të formalizojë edhe zyrtarisht fillimet e punimeve në autostradën Beograd – Sarajevë,
Megjithatë, këto po mbeten ende informacione të pakonfirmuara.
Një marrëveshje tregtare për hartimin e planit të detajuar për ndërtimin e seksioneve të autostradës Beograd – Sarajevë midis Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë turke “Tashjapi” u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërtimi i autostradës Beograd – Sarajevë ia mundëson Serbisë që të lidhet me Korridorin Evropian 5, që lidh Hungarinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën me korridoret 10 dhe 11 brenda Serbisë.