Ka vdekur një teknik medicinal i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj.
Rrustemaj iu ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të të ndjerit.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Emin Gërbeshit, teknikut medicinal dhe ish kryeteknikut të Qendrës së Mjekësisë Urgente në Prishtinë, që ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga Covid 19.”
Njoftimi i plotë: