Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë ka ndërruar jetë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar koordinatori i Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Bujar Pllana.
Sipas tij, zyrtari policor ka qenë i shtruar në këtë spital rreth tre javë, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë i intubuar.
“Pjesëtari i Policisë ka qenë nga komuna e Mitrovicës, ka ardh në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pas dy-tri ditëve i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar në mjekim intensiv dhe për dy javë ka qenë i intubuar”.
Pllana mes tjerash tregoi se në spitalin e Vushtrrisë janë të shtrirë 34 pacientë, prej tyre 27 të konfirmuar me COVID-19.
“23 janë me oksigjeno-terapi, një është i intubuar, dhe pesë pacientë janë në pritje të rezultateve”.