Një 73 vjeçar nga Kamenica ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e COVID-19.
Këtë e bëri të ditur Qëndron Kastrati, kryetari i kësaj komune, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën. Ngushëllime të sinqerta familjes!”,ka shkruar Kastrati.