Ka vdekur drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë Nexhmedin Jakupi. Lajmin e bëri publik kryetari i komunës Sokol Haliti.
Haliti nëpërmjet Facebookut shprehu ngushëllime derisa tha se i ndjeri nuk kurseu asgjë për tu ofruar shërbimin e duhur qytetarëve.
Shkrimi i plotë i Halitit në Facebook:
Të shokuar nga lajmi për vdekjen e drejtorit shembull, Nexhmedin Jakupi
Dita e sotme nuk ka mundur të përfundojë më rëndë, se sa me lajmin për vdekjen e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunēn e Vitisë, Nexhmedin Jakupi.
Jemi të shokuar dhe prekur thellë nga humbja e një drejtori shembullor dhe të një bashkëpunētori të përkushtuar, e të palodhur.
Nexhmedini, nuk kurseu veten në asnjë moment. Ishte në dispozicion, kohë e pakohë, ditën dhe natën, ditëve të pushimit dhe të festave, pēr t’iu ofruar qytetarëve shërbimet publike.
Ishte nder dhe kënaqësi të punoja për gati tetë vite me një njeri të urtë, punētor, të sinqertë e të afërt, siç ishte Nexha.
Ngushëllime familjes Jakupi, të afërmve, banorëve të Radivojcit, miqve, kolegëve dhe institucioneve komunale!