Edhe sot në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë seanca për rastin “Banjska”.
Seanca nis nga ora 09:30, ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, të premten që lamë pas seanca për rastin “Banjska” dështoi për shkak se nuk u paraqit një dëshmitar.
Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa nga zyrtarët policorë të Kosovës që kishin parë brutalitetin e sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku dhe mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.














