• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

04/03/2021 - 16:15:55
Infektologu kosovar: Situata me COVID-19 në Kosovë është shqetësuese

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.674 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 591 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).

Lexo më shumë

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
16
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
14

Numri total i rasteve pozitive është 71.344 raste nga 319.338 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.627 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 386 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.703.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë.

IKSHPK thekson se duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 591 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim.

“Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 205 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 7 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

Andaj rekomandojmë edhe një herë:

1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve. IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër
Lajme

Ky është ushqimi që e forcon imunitetin në dimër

December 25, 2024
16
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Vdes në QKUK, pacienit i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës

December 21, 2024
14
Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara
Lajme

Spitali i Pejës i kryen 15 operacione të ndërlikuara

March 13, 2024
98
Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët
Këshilla dhe Zbulime Mjekësore

Çka është dhe si trajtohet kjo semundje tek fëmijët

January 25, 2024
141
Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë
Lajme

Ja sa binjakë dhe trinjakë erdhën në jetë gjatë vitit 2023 në Prishtinë

January 2, 2024
63
U rrëzua nga lartësia, por spitali e liroi – Vogëlushes në Prishtinë i përkeqësohet gjendja shëndetësore
Lajme

Skandaloze: Pacientët duhet të presin deri në katër muaj për rezonancë magnetike në Radiologji

December 23, 2023
29
Next Post
Maas: Covax do të dërgojë deri në maj mbi një milionë doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor

Maas: Covax do të dërgojë deri në maj mbi një milionë doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor

Më të fundit

  • Bekë Berisha: Albini tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndali KEK-un
  • Një burrë gjendet i vdekur në Prishtinë, ra nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar
  • Ushtria izraelite tregon se kur i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi