• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Tjetër “urdhër”nga Amerika, për ngërçin politik në Kosovës

21/08/2025 - 15:57:21
Edhe Amerika pro  referendumit serb në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë prioritet progresin dhe stabilitetin e vendit.

Një zëdhënes i Ambasadës tha se partitë parlamentare në Kosovë duhet të punojnë së bashku për t’i themeluar institucionet e reja në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më shumë

Zahir Pajaziti sot do ti mbushte 63 vjeç

Zahir Pajaziti sot do ti mbushte 63 vjeç

November 1, 2025
11
“Djali vazhdimisht më ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht”, gjakovarja e denoncon të birin në Polici

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet i mituri në Gjakovë

November 1, 2025
11

“Kjo bllokadë e vazhdueshme politike po i kushton Kosovës me humbje të mundësive. Është koha që udhëheqësia të vendosë përparësi tek progresi dhe stabiliteti, për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha ajo për Radio Evropa e Lirë.

Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane vjen një ditë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin, gati pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Deputetët u mblodhën të mërkurën për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Të mërkurën, edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada italiane në Prishtinë u bënë thirrje partive parlamentare t’i themelojnë institucionet e reja sa më parë.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zahir Pajaziti sot do ti mbushte 63 vjeç
Lajme

Zahir Pajaziti sot do ti mbushte 63 vjeç

November 1, 2025
11
“Djali vazhdimisht më ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht”, gjakovarja e denoncon të birin në Polici
Lajme

Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet i mituri në Gjakovë

November 1, 2025
11
Bie sistemi për shitjen e biletave të Kosovës
Lajme

Bie sistemi për shitjen e biletave të Kosovës

November 1, 2025
8
Presidenti sirian jep ja mbyll zyrën vëllait për korrupsion
Lajme

Presidenti sirian jep ja mbyll zyrën vëllait për korrupsion

November 1, 2025
14
Haradinaj për masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri
Lajme

Haradinaj s’pret zgjidhje te Presidentja, zgjedhjet i sheh si opsion të vetëm

October 31, 2025
14
Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese
Lajme

Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

October 31, 2025
5
Next Post
Ibrahimi: Lista Serbe po keqpërdor një privilegj që u jepet pakicave nga pakoja e Ahtisarit

PDK-ja abstenon nga certifikimi i Listës Serbe

Më të fundit

  • Zahir Pajaziti sot do ti mbushte 63 vjeç
  • Ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet i mituri në Gjakovë
  • Bie sistemi për shitjen e biletave të Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi