Një nxënës 14-vjeçar i shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq është therur me thikë para pak minutave.
Telegramisot.com, mëson nga burimet e veta se dy 14-vjeçarë e kanë therur me thikë moshatarin e tyre duke i shkaktuar lëndime serioze.
Aktualisht personi i lënduar është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dy nxënësit e tjerë që kanë therur me thikë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.