Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar Gardën Kombëtare të shtetit Iowa, ku është pritur nga Gjeneralmajori Benjamin Corell dhe ka takuar pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimet atje.
Ai ka falënderuar gjeneralët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në ngritjen e profesionalizimit të ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së, njofton Klan Kosova.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që i keni dhënë FSK-së”, u shpreh Thaçi.
Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në.
Presidenti Thaçi takoi edhe pjesëtarët e FSK-së që janë duke u trajnuar në Gardën Kombëtare të Iowa-s të cilët i përgëzoi për të arriturat e tyre profesionale.
“Jemi krenar me pjesëtarët e FSK-së kudo ku shërbejnë ata”.