Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Guvernatorja e shtetit Iowa, Kimberly Kim Reynolds, në selinë shtetërore të Iowas. Me këtë rast, ai ka shprehur kënaqësinë me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
“Jam i lumtur që jemi pjesë e programit ‘Sister States’ dhe që ky program po kontribuon në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s”, u shpreh presidenti Thaçi.
Sipas tij, ky bashkëpunim është zgjeruar edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e shkëmbimit edhe ekonomik ndërmjet vendeve.