Televizioni publik gjerman “ZDF” ka realizuar një reportazh në Kosovë rreth situatës pandemike dhe sipas tyre situata me COVID-19 ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.
ZDF ka përmendur numrin e lartë të personave që po vdesin si pasojë e virusit, derisa theksojnë faktin se Kosova ka më pak se dy milionë banor.
Gjithashtu mediumi gjerman ka përshkruar edhe situatën e rënduar nëpër spitale, mungesën e respiratorëve dhe zënien e pothuajse të gjithë shtretërve
ZDF shkruan se numri i personave të infektuar ka filluar të rritet që nga lehtësimi i masave në qershor..