• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Tanket amerikane bashkë me 8 mijë trupa zbarkojnë në Durrës

17/04/2021 - 05:47:19
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Trupat amerikane kanë zbarkuar në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të NATO-s. Anija me forca dhe tanke ndaloi në portin e Durrësit, të cilët do të jenë pjesë e stërvitjes së madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 2021”.

Anija e parë amerikane USAV MG CHARLES (LSV-5) që është ankoruar pasditen e sotme, në portin e Durrësit e nga e cila ka nisur zbarkimi i trupave ushtarake dhe logjistikës së nevojshme që do të përdoret në një nga stërvitjet më të mëdha ndërkombëtare që zhvillohen edhe në territorin e vendit tonë, por edhe në Europë. Kalatat 1,2 dhe 3 të portit do të jenë në funksion të kësaj stërvitjeje.

Lexo më shumë

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
7
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
44

Një pjesë e trupave që marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare do të pozicionohen në portin e Durrësit, ndërsa pjesa e mbetur e trupave do të vendosen në baza të tjera të Forcave të Armatosura në vendin tonë.

Stërvitja ndërkombëtare “Defender Europe 2021” do të zhvillohet përgjatë një muaji e gjysëm (në maj deri në mes të qershorit) dhe do të shtrihet thuajse në të gjitha bazat tokësore, detare apo ajrore të Shqipërisë, nga veriu në jug.

Grupi i punës i Forcave të Armatosura dhe përfaqësuesit ushtarakë amerikanë që kanë ardhur disa herë në vendin tonë kanë zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe vizita njohëse në të gjitha këto baza, ku është parashikuar të zhvillohet stërvitja.

Një vizitë e tillë u zhvillua pak javë më parë edhe në portin e Durrësit.

Për stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 2021 u shpreh muaj më parë, ish-ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë prezantimit të projektbuxhetit të Mbrojtjes për vitin 2021 në Komisionin e Sigurisë. Sipas saj, “kjo stërvitje është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe do të marrin pjesë mbi 8.000 trupa amerikane, që do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe në disa reparte të Forcave tona të Armatosura.”

Stërvitja ushtarake do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

Qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në këtë stërvitje do të jetë demonstrimi i aftësive të Forcave të Armatosura për të pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s, në aktivitete/operacione të përbashkëta, në një ambient operacional kompleks.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
Lajme

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
7
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Bota

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
44
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

“Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”

June 19, 2025
10
Sot ” Cirku” i 34-të i  konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sot ” Cirku” i 34-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

June 19, 2025
4
Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë
Lajme

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
Lajme

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
19
Next Post
Vetura bie në lumi: Vdes shoferi

Gjendet kufoma e një të riu në lum (E.T.)

Më të fundit

  • Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
  • Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
  • “Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi