Në Hanover, ishte kapo i bixhozxhinjëve para shtëpive publike. Për ketë amoralitet të tij të shëmtuar kam shkruar në Koha Ditore të asaj kohe (kërko google v.a.). Do të doja të del ndonjë bir nëne që thotë se nuk është e vërtetë dhe jo të del me emra anonim-të rrejshëm. Perse nuk shkruhet e vërteta, si për mirë si për keq? Këtë mund ta kundërshtojë vetëm pjella titiste, e nëntokës së klaneve rankoviqiste, që deri dje ishin sahanlëpirës të tyre.
Tahir Zemaj, ishte i lindur më 28. 12. 1952 në fshatin Strellc i Epërm të Komunës së Deçanit. Ushtarak me profesion. Ka kryer Akademinë Ushtarake (Drejtimi i këmbësorisë) në Beograd në vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i ushtrisë jugosllavë në vende të ndryshme të Jugosllavisë me detyra të veçanta. Ka shërbyer një kohë në Zajeçar, Knjezhevac dhe Negotin. Nga viti 1983-84, caktohet me detyrë kryesore në Prishtinë, ku për disa vite ka qenë kryeshef i Qendres së Mbrojtjes Territoriale në Hajvali, i emëruar nga ana e serbëve, në krizën më të madhe për Kosovën. Tahir Zemaj ka qenë Komandant i Njësisë Speciale të policisë jugosllavë me veprim në Kosovë, për shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Ishte ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar në linjën e KOS-it me Projektet e Klubit të Ushtarakëve Serbe “Shigjeta e vdekjes”.
Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shërbente në Kosovë. Si i tillë Tahir Zemaj në krye të Njësisë Speciale të policisë të merr pjesë në drejtimin e operacionit per vrasjen e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishės në Prishtinë.
Tahir Zemaj ishte i martuar serbe. Gruaja e parë quhej Gordana Travicën – Zemaj; ndėrsa e dyta Liljana Stankoviq – Zemaj. Pas lufte ai mori edhe një shqiptare, si grua te tretë.
Krahas detyrave speciale ushtarake Tahir Zemaj në fund të viteve 80-ta lidhet ngushtë me nëntokën jugosllave në Gjermani, duke hyrë thellë në rrjetin e trafikimit të drogës që i sillte fitime të mëdha, rrjet ky që edhe sot është funksional.
Për këtë, më, 04. 05. 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte ngritur aktpadi kundėr grupit të Tahir Zemajt dhe Daut Kadriovskit, të cilët e mbanin linjën kryesore të kontrabandës me drogë në relacionin Stamboll – Prishtinë – Beograd – Madrid – Itali. Destinacioni Bazë i kësaj vije të trafikimit të drogës ishte Italia. Në aktakuzën e shpallur publikisht më 14 deri më 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur publikisht aktgjykimin kundėr 24 të akuzuarve nga Kosova, për çka Tahir Zemaj burgoset, por pas një kohë të shkurtër në rrethana misterioze i mundësohet “ikja” nga burgu i Dubravës së Istogut për të kryer detyra të veçanta.
Kalon në Republikën federale të Gjermanisë dhe shumë shpejt i bashkohet prapë mafias në Hamburg e Berlin, ku nė shėrbim tė vetin e kishte edhe bandën e drejtuar nga Musajt e Strellcit. Atje vepron deri në korrik të vitit 1998 kur hyn ne Kosovës, me detyra të sabotimit dhe dështimit të luftës së UÇK-së. Gjatë qëndrimit dymujor në Kosovë, Tahir Zemaj në muajin gusht të vitit 1998 dy herë kishte kontaktuar përmes OSBE-së, me oficerin serb Vllastimir Gjorgjeviq – RAXHA, Shef i resorit për Sigurim Publik në Kosove. RAXHA karrierën policore e filloi në Zajeçar. Punoi në Beograd me detyra të veçanta, ku brenda një kohë të shkurtër u gjet në detyra të larta të shërbimit policor serb. Ishte i ngarkuar për çështje të Kosovës, sidomos për ta shtypur kryengritjen e UÇK-së. Më vonë e shohim me detyra edhe në Kosovën Lindore. Vllastimir Gjorgjeviq, ishte edhe në Isniq, kur u bë dorëzimi i armëve dhe iniciator për formimin e të ashtuquajturës “lokalno obezbedjenje” (polici lokale), të përbërë nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Ne operacionin për eliminimin e UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit morën pjesë mbi 15,000 të policisë, ushtarë e paramilitarë serbe.
Në kuadër të këtij plani Tahir Zemaj organizoi dorëzimin masiv të armëve të fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit në Isniq dhe formimin e “policisë të lokale serbe”, ku pjesa dërrmuese e njerëzve që i kishte caktuar Tahir Zemaj në kuadër të Mbrojtjes Territoriale pas 15 gushtit 1998 për t’iu bërë baraspeshë UÇK-së nëpër fshatra, në shtator policia serbe nuk t’i emërojë përgjegjës në radhët e “policisë të lokale serbe” personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muçaj, Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj. Gjatë gjithë qëndrimit të Tahir Zemajt në Kosovë, i vetmi veprim (antiveprim) “ushtarak” ishte Lëvizja e tij dhe ushtarëve të tij nga Prapaqani deri Përtej kufijve tė Kosovės.
Mirëpo shumicën e ushtarëve i braktisi në Bjeshkët e Nemuna, ndėrsa vetë me një grup të ngushtë prej 7-8 vetash, me ndihmën e Ramiz e Sadik Muriqit, përmes Ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi kaloi në Shqipëri përmes pikës kufitare në Han ne te vetmin të Hotit, kur, rast në histori dekorohet tradhtia.
Për veprimet dezertuese dhe shkatërruese të UÇK-së, Tahir Zemaj dekorohet nga kolonel Ahmet Krasniqi, me gradën kolonel. Edhe pas përfundimit të luftës (kur një kohë qëndron në Shkup) Tahir Zemaj, vazhdon veprimtarinë e vet, duke qëndruar në krye të kriminalitetit të organizuar në Kosovë, por njëkohësisht duke përdor të gjitha mjetet për shkatërrimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Duke organizuar marrjen e deklaratave të ndryshme me dhunë, por edhe me Pagesa të majme deri në 100 mijë marka gjermane, kinse persona të caktuar tė UÇK-sė kanė kryer vrasje të ndryshme gjatė luftes.
Tahir Zemaj bashkë me Sadik Musajn e kane patur mik të ngushtë zëvendës-komandantin e policisë te rajonit te Pejes, i cili ishte nga Jordania. Po ashtu Tahir Zemaj ka patur lidhje të ngushta me policin ndërkombtar, Vahid pakistanezin, me shėrbim nė policinë rajonale të Pejës, i cili bashkë me përkthyesin Rifat Berisha nga Klina, në Pejë gjatë viteve 1999 -2001 kanë marrë para të majme për pranimin e njerëzve në polici, duke tentuar me ēdo kusht mospranimin e pjesëtarëve të UÇK-së në SHPK, por të njerëzve të shërbimeve serbe. Edhe femrat që janë pranuar në SHPK përmes kėsaj linje së pari është dashur të kalojnë nëpër “duart” e Vahidit, Veselit e Rifatit, duke paguar edhe tarifën prej 500 – 1000 DM, varësisht prej pamjes fizike të tyre. Dhe nuk është cudi qė përqindjen më të madhe të vendeve në SHPK në rajonin e Pejës, e zënë Pikërisht ato femra që janë të njohura për historitë e tyre me policinë, sigurimsa e paramilitarë serbe. 5.1. 2013.
Burimi i shkrimit për biografinë e tij, forum.al.
Shkruan: Reshat Badallaj / Radio Kosova e Lire