Deputet i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci para gazetarëve tha se presin që sot të ketë zhbllokim të Kuvendit, duke shpresuar që kandidatja e tyre Albulena Haxhiu, t’i marrë votat.
Bajqinovci tutje foli edhe për refuzimin e ftesës për takim nga LDK-ja për çka tha se ”LDK nuk po ka dëshirë të takohet e lë më të diskutohet për zhbllokim”.