• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Sot mbahet seanca për ta konstituuar Kuvendin – s’ka sinjal zhbllokimi

20/08/2025 - 06:40:53
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

Një ditë pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive do të zhvillohet të mërkurën, ku në rend dite do të jetë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të organit ligjvënës.

Deri tash, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, ndërsa partitë opozitare kërkojnë respektimin e Aktgjykimit të Kushtetueses. Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar përgjegjësi nga deputetët dhe ka cilësuar konstituimin e institucioneve si urgjencë shtetërore.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.3k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
120

Seanca e radhës konstituive do të zhvillohet në orën 11:00, një ditë pas publikimit të aktgjykimit në gazetën zyrtare. Administrata e Kuvendit ka njoftuar se rendi i ditës përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të organit ligjvënës.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, ndërsa e drejta e propozimit të kryeparlamentarit i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Aktgjykimi kufizon në tre votime kandidaturën për kryetar.

Kandidatja e vetme e propozuar deri tash nga Vetëvendosje është Albulena Haxhiu, e cila në vazhdimet e seancës nuk ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme. Deputeti Arbër Rexhaj ka bërë të ditur për REL se në vazhdimin e seancës më 20 gusht, Vetëvendosje do ta propozojë sërish Haxhiun për kryetare.

“Nëse brenda tri herësh nuk zgjidhet zonja Haxhiu, sigurisht që ne do ta diskutojmë veprimin e ardhshëm brenda grupit parlamentar”, ka thënë ai.

Partitë opozitare, përfshirë PDK-në, thanë se “Ne do të jemi në nivel të detyrës duke ardhur në Kuvend e duke bërë përpjekje serioze që të dalim nga kjo situatë e ngërçit politik”.

“Natyrisht që është detyrim kushtetues që deputetët e zgjedhur të respektojnë, janë detyrime të prera që ne do t’i marrim në konsideratë.”, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Janë të pakuptueshme dhe të rrezikshme për demokracinë sulmet me gur, linçimi dhe përpjekja që aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të degradohet e të provohet të linçohet nga eksponent të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ajo ka paralajmëruar votë pro kryeparlamentarit vetëm nëse Vetëvendosje ndërron kandidatin, duke sqaruar se nuk do të votojnë deputetët që kanë qenë pjesë e qeverisë Kurti 2.

“Në seancat e para kur është vënë në votim emri i zonjës Haxhiu ne kemi votuar kundër. Janë gjashtë seanca të cilat PDK-ja me vullnetin e saj politik, deputetët kanë votuar kundër zonjës Haxhiu. Ne nuk jemi bërë pjesë e votimit vetëm kur është provuar që të shkelet, jo vetëm rregullat e Rregullores së Kuvendit, por është provuar të shkelet Kushtetuta e Kosovës, pra duke imponuar një votim të cilin nuk kishte dakordim”, ka shtuar Deliu-Kodra.

LDK ka bërë të ditur se nuk do të votojë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për Kryetar të Kuvendit pa marrëveshje politike.

“Ne si LDK kemi vendosur: nuk votojmë asnjë emër pa marrëveshje. Ky është qëndrimi ynë konsistent”, ka thënë Jehona Lushaku-Sadriu në T7.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se aktgjykimi është obligativ dhe duhet të respektohet.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar që të mërkurën të marrë fund bllokada politike dhe të nisë puna e Kuvendit të ri.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe na e ka treguar rrugën se si të dalim nga çorrsokaku ku jemi futur. Aktgjykimi i saj, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është obligativ e duhet të respektohet. Afati prej 30 ditësh, është më se i mjaftueshëm për propozime të reja e për konstituimin e Kuvendit. Aleanca si parti parlamentare do ta japë kontributin e saj, edhe me votë, për zhbllokimin e konstituimit të Parlamentit, duke e zbatuar në plotni aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është iniciuar muaj më parë prej nesh. Çdo veprim tjetër është kundër interesave të Shtetit dhe si i tillë i papranueshëm dhe i dënueshëm! Nesër duhet të marrin fund lojërat politike dhe të nisë punën parlamenti i ri e t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë!”, ka shkruar Kadrijaj.

Për rastin ka reaguar edhe Presidenca, e cila këtë çështje e konsideron “urgjencë shtetërore”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.3k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
120
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
31
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
105
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
53
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
12
Next Post
Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi