• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Skemë e korrupsionit”, “blerje votash” – kritikohet ashpër ndarjen e 100 eurove për studentët

08/10/2025 - 05:58:40
“Skemë e korrupsionit”, “blerje votash” – kritikohet ashpër ndarjen e 100 eurove për studentët

Pesë ditë para zgjedhjeve lokale, Qeveria në detyrë ka vendosur të ndajë miliona euro për studentët, familjet në nevojë dhe konsumatorët e cenueshëm.

Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën nga vendi i banimit tek ai ku studiojnë. Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Lexo më shumë

Jahir Hajdari — Zëri i dinjitetit dhe sakrificës me numër 5 nga PDK

Jahir Hajdari — Zëri i dinjitetit dhe sakrificës me numër 5 nga PDK

October 8, 2025
92
Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj dalin sot para gjykatës për korrupsion

Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj dalin sot para gjykatës për korrupsion

October 8, 2025
6

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar vendimin, duke thënë se një pjesë e tij është premtim i dhënë gjatë fushatës në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa tjetra është vazhdimësi e përkrahjes për studentët.

“Kjo është e ndërlidhur me vitin akademik dhe është një premtim, pra bursa e mobilitetit është dhënë si premtim në janar të këtij viti. Megjithëse jemi qeveri në detyrë, kjo nuk na ka ndaluar që ta zbatojmë këtë premtim për vitin akademik të ri”, ka thënë ministri Murati.

Ai ka shtuar se mbështetja prej 100 eurosh është dhënë edhe për dy vitet e kaluara.

Një milion euro janë ndarë edhe për pako ushqimore për familjet në nevojë. “Edhe vitin e kaluar kemi mobilizuar organizata humanitare që kanë qasje më të thellë te familjet që nuk mund të arrihen nga mekanizmat standard të shtetit. Kësisoj kemi ndarë 1 milion euro për pakot ushqimore”, ka thënë Murati.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur subvencionimin e faturës së energjisë elektrike për familjet ku të ardhurat mesatare për anëtar janë më të ulëta se 150 euro në muaj. Sipas ministrit, vitin e kaluar janë ndihmuar rreth 80 mijë familje.

Vendimi për të ndarë 26 milionë euro për studentët në prag të zgjedhjeve ka nxitur kritika nga opozita dhe shoqëria civile.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar qeverinë për blerje të votës.

“Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja që e pret të dielën. Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje, ai vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote.”, tha ai.

Krasniqi ka ftuar studentët që të marrin paratë, por “të dielën ta përdorin votën për ta ndëshkuar kryeministrin”.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin, duke e thënë se “është skemë e korrupsionit publik”.

“26 milionë euro, kostoja e blerjes së votës nga LVV. Prokuroria është vonuar t’i ndalë këta uzurpatorë që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit më 12 tetor.”, theksoi Bajrami.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Jahir Hajdari — Zëri i dinjitetit dhe sakrificës me numër 5 nga PDK
Lajme

Jahir Hajdari — Zëri i dinjitetit dhe sakrificës me numër 5 nga PDK

October 8, 2025
92
Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj dalin sot para gjykatës për korrupsion
Lajme

Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj dalin sot para gjykatës për korrupsion

October 8, 2025
6
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Trump: Luftën në Ukrainë e mendova të lehtë për t’u zgjidhur, por doli më e vështirë se…

October 8, 2025
22
Për plagosjen e zyrtarit të BDI-së, flet Prokuroria
Lajme

Për plagosjen e zyrtarit të BDI-së, flet Prokuroria

October 8, 2025
11
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Arrestohet edukatorja po dyshohet se e rrahu një fëmije 1-vjeçar në Lipjan

October 8, 2025
14
Borë sonte në Kosovë
Lajme

Ky është moti për sot në Kosovë

October 8, 2025
12
Next Post
Borë sonte në Kosovë

Ky është moti për sot në Kosovë

Më të fundit

  • Jahir Hajdari — Zëri i dinjitetit dhe sakrificës me numër 5 nga PDK
  • Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj dalin sot para gjykatës për korrupsion
  • Trump: Luftën në Ukrainë e mendova të lehtë për t’u zgjidhur, por doli më e vështirë se…
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi