Një aferë politike dhe skandal i paprecedentë ka shpërthyer brenda Qendrës se Patentë Shoferev në Pejë, ku të implikuar janë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë – një ngjarje që pritet ta shokoj opinionin publik dhe sistemin e drejtësisë në vend.
Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një plani të qëllimshëm me mbështetje politike, që synon eliminimin e një zyrtari të padëshiruar vetëm pse ai nuk kontrollohet nga strukturat e tyre.
Portali “Telegrami Sot” ka siguruar një dosje nga një kallzim penal dhe disa biseda telefonike të këshilltarit të ministrit Liburn Aliu dhe asamblistit të VV-së në Pejë, Berat Ganiqi, që dëshmojnë një plan të mirëorganizuar për shantazh dhe manipulim me qëllim burgosjen dhe largimin nga puna të zyrtarit të Qendrës së Patentë Shoferëve në Pejë.
Përmbajtja e bisedave komprometuese:
Bisedat fillojnë me komunikimin ndërmjet Ganiqit dhe një punonjësi të Qendrës së Patentë Shoferëve – i cili, sipas burimeve, është punësuar nga VV.
PunonjësiX: “Çka ka të re, shefi i madh i VV-së? Kanë folë kolegët për dosjet që po i kërkon në qendër?”
Ganiqi: “Po, më duhen për me i dërgu në prokurori.”
Këshilltari i ministrit i kërkon punonjësit t’i sigurojë dosje të ndjeshme për ndërtimin e një rasti penal. Por punonjësi refuzon:
PunonjësiX: “Berat, më vjen keq, por nuk dua të përfshihem më në këto punë. Në rastin e Ahmetit veprova me urdhrin tënd dhe, nëse e merr vesh prokuroria, unë shkoj në burg.”

Këto komunikime e përfshijnë drejtpërdrejt Ganiqin në rastin e montuar kundër Ahmet Shalës, drejtor i Qendrës Rajonale për Patentë Shoferë në Pejë.
Ganiqi, i zhgënjyer nga refuzimi, shprehet:“Të gjithë jeni punësuar me ndihmën e partisë. Ministri më ka ngarkuar t’i largoj njerëzit e PDK-së si Ahmet Shala dhe t’i zëvendësoj me militantë të VV-së. Prokurorinë e Pejës nuk e bëj hesap.”
Punonjësi nuk dorëzohet dhe ia kthen:“Por kolegët e tu po thonë se ti na ke detyruar të prekim dosje për ta futur Ahmetin në burg, dhe tani thua që s’të intereson çfarë ndodh.”

Biseda të tjera komprometuese e Berat Ganiqit,
Në një tjetër komunikim me sms në wacap me një kolegë e siguruar nga kallëzimi penal për Berat Ganiqin:
PunonjësiX: “Berat, si je? Më tha një koleg se ke një amanet për mua.”
Ganiqi: “Po, më ka shkruar dikush në WhatsApp. Diçka që s’duhet përmendur këtu. Shiko nëse e ka fshirë bisedën.”
PunonjësiX: “A jaran, mos ka mbetur ndonjë gjurmë? Ok, do të hulumtoj, por lute Zotin të mos ketë bërë screenshot, se kemi problem.”
Ganiqi: “Shpresoj që jo, se mund të na shantazhojë dhe ta postojë në ndonjë portal.”
PunonjësiX: “Ah, Berat! Sa herë të kam thënë mos shkruaj, sepse gjithçka zbulohet. Vetë i kemi përzier punët dhe fajin e ka hëngër dikush tjetër. Por unë do të mundohem ta qartësoj.”

Për këtë plan të Ganiqit ishin të njoftuar edhe strukturat e VV-së në Pejë. Shiko këtë reagimi brenda VV-së në një tjetër komunikim, të asamblistit të VV-së, Bujar Agusholli, i cili e pranon skandalin në një komunikim me një bashkëpartiak të tij në wacap i siguruar nga kallëzimi penal Berat Ganiqin:
PunonjësiX: “Përshëndetje Buki, i madhi i VV-së. Kam dëgjuar diçka për Beratin dhe qendrën.”
Agusholli: “Është e vërtetë, ti e njeh Beratin. Turp i partisë. Merret me afera vetëm për të mbuluar gabimet e veta.”
PunonjësiX: “Më thanë se ka angazhuar njerëzit e vet për të montuar dosje ndaj Ahmet Shalës.”
Agusholli: “E di. Ka futur njerëz të pafajshëm në burg dhe kjo do ketë pasoja.”
Shikoko komunikimin në wacap i siguruar nga kallëzimi penal Berat Ganiqin :

Fotografi dhe dëshmi të tjera të kallëzimit penal për :
Redaksia e “Telegrami Sot” ka siguruar edhe fotografi ku shfaqet shefi i kabinetit të ministrit Liburn Aliu duke hyrë në sallat ku mbahen provimet për patentë shoferë, në kundërshtim me rregullat. Ai shihet duke folur në telefon dhe madje duke i dhënë udhëzime dikujt.
Shiko: Foto 1, 2, 3



“Telegrami Sot” ka siguruar një kallëzim penal të bërë nga Ahmet Shala kundër Berat Ganiqit dhe disa zyrtarëve të tjerë të punësuar nga VV. Kallëzimi, i protokolluar më 17 mars 2025 në Prokurorinë Themelore në Pejë, akuzon Ganiqin për keqpërdorim të pozitës dhe detyrimit të dëshmitarëve për dëshmi të rreme.
Kallëzimi penal:

Sipas kallëzimit, Ganiqi e ka dërguar zyrtarin administrativ Deni Rakoci në banesën e Fidan Tafilaj, pronar i autoshkollës “Vosa” në Deçan, për ta bindur që të dëshmonte rrejshëm kundër Ahmet Shalës. Në këmbim, i kishte premtuar mbrojtje për vëllain e tij.
Por, Fidan Tafilaj, sipas kallëzimit, kishte refuzuar dhe e kishte përzënë nga banesa, ndërsa gjithçka ishte incizuar nga kamerat e sigurisë. Materiali, thuhet, është në duart e Policisë së Kosovës.
Kallëzimi penal:

Në një prononcim për “Telegrami Sot”, Ahmet Shala deklaron:
“Rasti është në hetim. Unë i besoj sistemit të drejtësisë dhe policisë së Kosovës. Por kam kuptuar se Ganiqi ka kryer edhe një tjetër vepër penale – ka siguruar fotografi intime nga telefoni im i sekuestruar dhe po përpiqet të më shantazhojë me to.”
Sipas Shalës, këto foto janë shpërndarë te kolegët në qendër dhe nuk kanë lidhje me detyrën e tij si zyrtar i përhershëm.
Sipas kallëzimit, Ganiqi është recidivist – ndaj tij ekziston një aktakuzë aktive për falsifikim të nënshkrimeve në Gjykatën e Klinës.
Të gjitha dëshmitë dhe materialet e siguruara tregojnë një skandal të thellë institucional dhe keqpërdorim politik të pozitave publike për hakmarrje dhe kontroll.
“Telegrami Sot” mbetet i hapur për qëndrimin e të gjitha palëve të përmendura në këtë hulumtim.
Vërejtje: Të gjithë personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














